Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vaksinimi kundër Covid-19 u jep mësuesve dy ditë pushim

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Mësuesit do të marrin dy ditë pushim nëse vaksinohen kundër Covid-19. Kjo u njoftua nga Ministri i Arsimit Nikollaj Denkov. Ai e argumentoi vendimin me sëmundjen e përkohshme që mësuesit mund të merrnin pas imunizimit.

Denkov sqaroi se deri më tani mësuesit e imunizuar janë nën 40 për qind, por theksoi se nuk planifikohet që vaksinat të bëhen të detyrueshme për mësuesit: “Kjo duhet të jetë një zgjedhje e vetëdijshme, por e bazuar në informacion të besueshëm”, tha ministri, duke shtuar se që nga fillimi i pandemisë, 120 mësues humbën betejën me Covid-19.


Më shumë nga rubrika

Rumen Radev dhe Angela Merkel

Bullgaria kërkoi një plan operativ në rast presioni në kufijtë e jashtëm të BE-së

Në Bruksel, Presidenti Rumen Radev, i cili po merr pjesë në një takim dy ditor të Këshillit Evropian, diskutoi me kancelaren gjermane Angela Merkel veton bullgare mbi anëtarësimin në BE të Maqedonisë Veriore. Sipas tij, Merkel ka pranuar si kauzë..

rinovuar më 21-10-22 7.59.MD

Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi kërkoi ndryshime në urdhrin për certifikatën e gjelbër

Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi i rekomandoi Ministrit të Shëndetësisë Stojço Kacarov që të precizojë urdhrin për certifikatën e gjelbër. Në qëndrimin e tij, Komisioni thekson se mbrojtja e shëndetit publik duhet të jetë një kauzë kombëtare, por..

botuar më 21-10-22 6.15.MD

Sistemi për lëshimin e certifikatës së gjelbër nuk i reziston presionit

Dështimet në Sistemin Kombëtar të Informacionit Shëndetësor, i cili shërben për futjen e informacionit dhe lëshimin e certifikatave për Covid-19, e ndërlikojnë procesin dhe e bëjnë të pamundur lëshimin e certifikatave. Faqja his.bg mirëmbahet nga..

botuar më 21-10-22 5.26.MD