Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vaksinimi kundër Covid-19 u jep mësuesve dy ditë pushim

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Mësuesit do të marrin dy ditë pushim nëse vaksinohen kundër Covid-19. Kjo u njoftua nga Ministri i Arsimit Nikollaj Denkov. Ai e argumentoi vendimin me sëmundjen e përkohshme që mësuesit mund të merrnin pas imunizimit.

Denkov sqaroi se deri më tani mësuesit e imunizuar janë nën 40 për qind, por theksoi se nuk planifikohet që vaksinat të bëhen të detyrueshme për mësuesit: “Kjo duhet të jetë një zgjedhje e vetëdijshme, por e bazuar në informacion të besueshëm”, tha ministri, duke shtuar se që nga fillimi i pandemisë, 120 mësues humbën betejën me Covid-19.


Më shumë nga rubrika

Komisioni Evropian nuk është kundër energjetikës bërthamore dhe gazit natyror

Nuk mund të them nëse data 2040 është e mirë për mbylljen e termocentraleve bullgare me qymyr derisa të njihemi me Planin e Rimëkëmbjes. Komisioni Evropian nuk ka asgjë kundër energjetikës bërthamore, por është më i shtrenjtë. Brukseli nuk beson..

botuar më 21-10-15 11.03.PD

Ulje minimale e numrit të të infektuarve në ditë

3183 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, që është 144 më pak të infektuar se të enjten. 17për qind janë mostrat pozitive nga mbi 18 700 teste, sipas portalit coronavirus.bg. 85 për qind e pacientëve të rinj nuk janë..

botuar më 21-10-15 8.49.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të premten do të bjerë shi në të gjithë vendin. Në Bullgarinë Qendrore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Temperaturat minimale do të jenë deri në 3 gradë. Në fushat e larta të Bullgarisë Perëndimore në mëngjes shiu do të përzihet me borë...

botuar më 21-10-14 8.00.MD