Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

ShBA: Bullgaria tërheq me krah të lirë pune, por korrupsioni është një problem

Foto: arkiv

Bullgaria është ndër vendet me fuqinë punëtore më të lirë në Bashkimin Evropian, me taksë të ulët dhe të fiksuar korporatave dhe tatim mbi fitimin. Kjo e bën atë një destinacion tërheqës për shumë investitorë me kosto më të ulët biznesi. Sidoqoftë, investitorët e huaj mbeten të shqetësuar për sundimin e ligjit në vend. Kjo shkruhet në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit të ShBA mbi klimën e investimeve në Bullgari. Ndër problemet e treguara nga investitorët janë korrupsioni i përhapur, vështirësia në marrjen e lejeve, paparashikueshmëria për shkak të ndryshimeve rregulluese dhe ligjore, dhe përpjekjet sporadike për të përfunduar kontrata afatgjata.