Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është lidere e BE-së për nga numri i grave në sektorin IT

Foto: arkiv

Numri i specialistëve në sektorin bullgar të teknologjive të informacionit dhe komunikimit u rrit në vitin e krizës 2020 me 2.1 mijë veta, sipas të dhënave të Eurostat. Kështu, numri i përgjithshëm i të punësuarve në këtë fushë u rrit në 103.3 mijë, që është 3.2 për qind e të gjithë të punësuarve në vend, thekson gazeta “Kapitall”.

Bullgaria mbetet lidere në BE për sa i përket përqindjes së grave në sektorin IT - me 28.2 për qind në vitin 2020. Çekia ka pjesëmarrjen më të ulët të grave në këtë sektor - 10.3 për qind.