Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rënie normale e të infektuarve dhe të vaksinuarve të hënën

Foto: Pixabay

57 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 0.65 për qind e 8650 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit.

Rastet e konfirmuara të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë janë 423 686. Pacientët aktivë të regjistruar janë 7341. Në spital janë të shtruar 716 pacientë. 77 pacientë trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 1 person me koronavirus ka vdekur në 24 orët e fundit. Numri i të vdekurve me Covid-19 të konfirmuar u bë 18 194 veta. 6 persona të infektuar u raportuan të shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve tashmë është 398 151.

Të dielën u dhanë 1998 vaksina. Dozat totale mbeten nën 2 milion dhe janë 1 968 095. Imunizimin e përfunduan 897 482 njerëz.


Më shumë nga rubrika

Për herë të parë mbi 11 mijë të sapo infektuar me koronavirus

Për herë të dytë këtë javë në Bullgari u regjistrua një numër rekord i të infektuarve të rinj me koronavirus – 11 181. Kjo është me 1185 të infektuar më shumë se një ditë më parë. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit...

botuar më 22-01-19 8.53.PD

Parashikimi i motit për 19 janarin

Gjatë natës do të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Era veriperëndimore do të dobësohet. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 6 deri në minus 1 gradë, në Sofje rreth minus 6. Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell me erë..

botuar më 22-01-18 8.25.MD

Filluan stërvitje ushtarake 6-mujore bullgaro-amerikane në Novo Sello

Në poligonin Novo Sello ka nisur një stërvitje e përbashkët bullgaro-amerikane, e cila do të zgjasë deri më 30 qershor 2022, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Në përgatitje do të marrin pjesë forca nga Ministria e Mbrojtjes, strukturat në varësi të..

botuar më 22-01-18 7.36.MD
Подкасти от БНР