Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rënie normale e të infektuarve dhe të vaksinuarve të hënën

Foto: Pixabay

57 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 0.65 për qind e 8650 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit.

Rastet e konfirmuara të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë janë 423 686. Pacientët aktivë të regjistruar janë 7341. Në spital janë të shtruar 716 pacientë. 77 pacientë trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 1 person me koronavirus ka vdekur në 24 orët e fundit. Numri i të vdekurve me Covid-19 të konfirmuar u bë 18 194 veta. 6 persona të infektuar u raportuan të shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve tashmë është 398 151.

Të dielën u dhanë 1998 vaksina. Dozat totale mbeten nën 2 milion dhe janë 1 968 095. Imunizimin e përfunduan 897 482 njerëz.


Më shumë nga rubrika

Prokuroria premtoi hetim të shpejtë të aksidentit të rëndë në Autostradën “Struma”

Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përfaqësuesit e prokurorisë morën përsipër angazhimin që të punojnë sa më shpejt në hetimin e aksidentit të rëndë rrugor në Autostradën “Struma” , ku humbën..

botuar më 21-11-24 7.42.MD

Shteti siguron fonde për tri ilaçe të reja për Covid-19

Shteti do të sigurojë fonde për tri ilaçe të reja për trajtimin e Covid-19. Një dekret qeveritar lejon blerjen e ilaçeve për trajtimin e Covid-19 - Molnupiravir, Regkirona dhe Anakinra. Molnupiravir është një ilaç antiviral për pacientët e..

botuar më 21-11-24 7.14.MD

Tavani i subvencionit – pikë kontestuese në negociatat në sektorin “Bujqësia”

Në kuadrin e negociatave rreth programit të kabinetit eventual të koalicionit me mandatin e formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin”, mbi temën “Bujqësia pjesëmarrësit ranë dakord për nevojën për të rritur kontrollin mbi prodhimin e ushqimit, për të..

botuar më 21-11-24 6.34.MD