Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sindikatat dhe punëdhënësit miratuan ndryshimet e buxhetit

Foto: arkiv

Këshilli Kombëtar për Bashkëpunimin Trepalësh diskutoi ndryshimet e ardhshme në buxhetin e shtetit për 2021. Kabineti propozon të rrisë pensionet me 12.5 për qind ​​nga 1 tetori. Rritja nuk do të rrezikojë financat e vendit dhe nuk kërkon një rritje të taksave, komentoi Ministri i Financave Asen Vasilev. Parashikohen 1 miliard euro më shumë të ardhura dhe kosto shtesë prej 900 milion euro. Deficiti do të tkurret nga 3.9 në 3.6 për qind. Ministri kërkoi që rregullimi i pragut të sigurimit për punonjësit të lidhet me rritjen e pagës mesatare.

Pllamen Dimitrov, udhëheqësi i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, mbështeti propozimet. Sindikatat po propozojnë të subvencionohet transporti publik dhe të rrisin kuponat e ushqimit të punëtorëve.


Më shumë nga rubrika

Rodopet

Parashikimi i motit për 16 tetorin

Gjatë natës së premtes duke u gdhirë e shtuna do të mbetet me vranësira dhe shi. Në disa rajone reshjet do të jenë të konsiderueshme. Temperaturat minimale do të jenë nga 6 në 11 gradë. Të shtunën shirat do të vazhdojnë, në shumë vende në..

botuar më 21-10-15 8.00.MD
Universiteti Agrar në Plovdiv

Në Plovdiv hapet qendra bullgaro-kineze për trajnimin bujqësor

Një qendër trajnimi bullgaro-kineze hapet në Universitetin Bujqësor në Plovdiv. Qëllimi i projektit, i quajtur LuBanWorkshop, është të promovojë bashkëpunimin midis universiteteve dhe bizneseve bujqësore midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore..

botuar më 21-10-15 5.22.MD

Bullgaria paraqiti Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në KE

Komisioni Evropian mori Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë nga Bullgaria, në të cilin vendi ynë kërkon një grant prej 6.6 miliardë euro. Plani bullgar është i strukturuar rreth katër shtylla - Bullgaria novatore, e gjelbër, e lidhur dhe e..

botuar më 21-10-15 4.48.MD