Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sindikatat dhe punëdhënësit miratuan ndryshimet e buxhetit

Foto: arkiv

Këshilli Kombëtar për Bashkëpunimin Trepalësh diskutoi ndryshimet e ardhshme në buxhetin e shtetit për 2021. Kabineti propozon të rrisë pensionet me 12.5 për qind ​​nga 1 tetori. Rritja nuk do të rrezikojë financat e vendit dhe nuk kërkon një rritje të taksave, komentoi Ministri i Financave Asen Vasilev. Parashikohen 1 miliard euro më shumë të ardhura dhe kosto shtesë prej 900 milion euro. Deficiti do të tkurret nga 3.9 në 3.6 për qind. Ministri kërkoi që rregullimi i pragut të sigurimit për punonjësit të lidhet me rritjen e pagës mesatare.

Pllamen Dimitrov, udhëheqësi i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, mbështeti propozimet. Sindikatat po propozojnë të subvencionohet transporti publik dhe të rrisin kuponat e ushqimit të punëtorëve.