Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sindikatat dhe punëdhënësit miratuan ndryshimet e buxhetit

Foto: arkiv

Këshilli Kombëtar për Bashkëpunimin Trepalësh diskutoi ndryshimet e ardhshme në buxhetin e shtetit për 2021. Kabineti propozon të rrisë pensionet me 12.5 për qind ​​nga 1 tetori. Rritja nuk do të rrezikojë financat e vendit dhe nuk kërkon një rritje të taksave, komentoi Ministri i Financave Asen Vasilev. Parashikohen 1 miliard euro më shumë të ardhura dhe kosto shtesë prej 900 milion euro. Deficiti do të tkurret nga 3.9 në 3.6 për qind. Ministri kërkoi që rregullimi i pragut të sigurimit për punonjësit të lidhet me rritjen e pagës mesatare.

Pllamen Dimitrov, udhëheqësi i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, mbështeti propozimet. Sindikatat po propozojnë të subvencionohet transporti publik dhe të rrisin kuponat e ushqimit të punëtorëve.


Më shumë nga rubrika

Stojço Kacarov

Ministri i shëndetësisë tha se është i pafuqishëm për vaksinimin

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Stojço Kacarov nuk po merr parasysh marrjen e masave për të forcuar procesin e vaksinimit në vend. Bullgaria është e fundit në Evropë përsa i përket vaksinimit kundër Covid-19. “Vaksina është një akt..

botuar më 21-10-14 11.32.PD

Vaksinat kundër Covid kanë rënë me më shumë se 2000 në ditë

3327 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 17.5 për qind e 19 059 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Kjo është 142 raste më pak se e mërkura dhe një rënie e të infektuarve me 2.2 për..

botuar më 21-10-14 10.09.PD

Parashikimi i motit për 14 tetorin

Të enjten do të jetë me vranësira. Do të bjerë shi në të gjithë vendin. Pasdite në Bullgarinë Jugperëndimore dhe Qendrore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në mbrëmje në Bullgarinë Perëndimore shiu do të përzihet me borë. Temperaturat..

botuar më 21-10-13 8.10.MD