Ka të ngjarë që deri në fund të javës të jetë gati përbërja e qeverisë së re e përgatitur nga "Ka një popull të tillë" (ITN). Këtë prognozë e bëri para gazetarëve deputeti nga partia e showmanit Sllavi Trifonov Radostin Vasilev.
Më herët sot, u zhvilluan bisedime ekspertësh mbi prioritetet në fushat e Drejtësisë dhe Politikës Sociale dhe Buxhetore. Në takim u shqyrtua varianti për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, shpalli deputeti nga “Bullgaria Demokratike” Atanas Sllavov.
Bisedimet e filluara sot në grupet e punës janë një vazhdim i konsultimeve të para në fund të javës së kaluar në kërkim të mbështetjes për një kabinet të ardhshëm. Me ftesë të partisë ITN në këto konsultime morën pjesë të gjitha formacionet parlamentare pa GERB/SDS .
Grupet parlamentare të “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) dhe “Bullgaria Demokratike” paraqitën një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. “Para së gjithash, ne e kontestojmë vendosjen e zgjedhjes për një pjesë të popullit se..
Librat shkollorë do të jenë falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetë, votuan njëzëri deputetët ndryshimet në Ligjin e Arsimit Parashkollor dhe Shkollor. Aktualisht kjo masë vlen vetëm për fëmijët deri në klasën e shtatë...
Prokuroria e Qarkut të Sofjes inicioi procedurë paraprake për kërcënim me vdekje ndaj Hristijan Pendikov, i cili u rrah në Ohër, njoftoi zëdhënësja e kryeprokurorit Siika Mileva. Hristijan Pendikov, i cili u sulmua në Ohër, u transportua në..
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 20 raste të reja me Covid-19. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 2,74% e 728 testeve të..
Gjatë 24 orëve të fundit, një ndërtesë e vjetër banimi është shkatërruar nga një sulm me raketa në Harkov. Sipas guvernatorit rajonal Oleg Sinegubov,..
Pas një sëmundjeje të gjatë është larguar nga ne Ignat Dimitrov, drejtues në vazhdim të shumë viteve në radio dhe një nga zërat më të njohur në..