Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trajnerë të mirë dhe prindërit i kthejnë fëmijët me aftësi të kufizuara në njerëz të gatshëm për sukses

Foto: fapabbs.eu

Bojan është fëmijë në moshën 15 vjeçe nga Sofja, një nga ata të cilët rriten dhe mundin ta përballojnë jetën, pavarësisht nga sindroma Daun. Ai i ka kaluar mundësitë e pjesës më të madhe nga vërsnikët e vet dhe është medalist i shumëfishtë i Lojërave Evropiane për të rinj me aftësi të kufizuara - Emil Open. Gjatë shtatorit të vitit të kaluar djali u kthye nga Lojërat Evropiane për të rinj me aftësi të kufizuara motorike dhe mendore, që janë zhvilluar për herë të nëntë në Bërno të Çekisë. Fëmijët bullgar fituan aty 6 medalje të arta, 5 të argjendta dhe 3 të bronzta, mes një konkurrence të madhe prej 12 shteteve pjesëmarrëse. “Kjo arrihet me një punë të madhe dhe këmbëngulje, por dhe me shumë trajnerë, të cilët të punojnë në këtë sferë. Por, mjerisht në Bullgari sporti është në një plan të pasmë dhe asnjë nuk beson se ai ekziston për këta fëmijë”, shënon në intervistën e dhënë për Radion Kombëtare Bullgare nëna e Bojanit - Borisllava Vandova.

“Ne shkojmë jashtë shtetit, por tek ne nuk ka gara të tilla - thotë ajo. Sporti u ndihmon fëmijëve që të zhvillohen dhe është e udhës që në çdo një qendër për punë me ta, të marrë pjesë dhe sporti. Duhet të ketë më shumë specialistë, të cilëve shteti tu paguajë, dhe jo vetëm të mbështetemi tek vullnetarët. Të paktën 3 orë në ditë janë stërvitjet, ato janë pas fundit të orëve të mësimit, kurse djali im është pak i plotë dhe prandaj ai duhet të jetë në dietë. Përveç të gjithave, stërvitjet, të cilat i ka dhënë trajneri për punë shtëpie, vazhdojnë dhe në shtëpi dhe me një këmbëngulje vjen dhe rezultati. Kështu nga një fëmijë me një problem mental, i cili qe absolutisht i varur nga ndihma e huaj, tani unë kam një fëmijë plotësisht të pavarur, që mundet vetë të luftojë me përballimin e problemeve në jetë. Mjaft vështirë punohet me fëmijët tanë - këtë ne vet prindërit e kemi më se të qartë. Ne nuk mund të jemi terapistë, fizioterapistë, psikologë.  Unë, si prind do të doja të merrem me profesionin tim dhe kështu të jem një qytetar i plotëvlefshëm i kësaj shoqërie, dhe jo të jem përherë në shtëpi, që të kujdesem për fëmijën.

Në shkollën në të cilën stërvitet Bojani, që të gjithë të rinjtë janë sportistë elitarë dhe përgatiten për arritje të larta sportive. Por, aty ata shkojnë krejtësisht të papërgatitur, madje pa asnjë lloj mjeshtërish për të komunikuar, kurse disa tregojnë dhe agresion. Pas takimeve dhe punës me trajnerët, këto probleme përballohen. “Këta fëmijë u kthyen në sportistë të shkëlqyer, të cilët bëjnë përpjekje të shumta, që të mund të jenë sportistë të vërtetë  dhe të jenë të dobishëm për shoqëria tonë. Ata madje kontaktojnë me sportistë nga shtetet e tjera, kanë qëllime të larta, i ndjekin dhe e dinë se ka se me çfarë të krenohen”- thotë në një transmetim të Radios Kombëtare Bullgare Sllav Petkov, kryetar i federatës ballkanike “ Aktiviteti fizik i adaptuar” – FAFA. Ajo zhvillon sporte për njerëz me nevoja të posaçme arsimore.

Sllav Petkov

“Procesi tek këta sportistë është i vështirë, kërkon një durim shumë të madh, kurse njerëzit të cilët merren me fëmijë me aftësi të kufizuara numërohen në gishtat e dorës. Problemi është tek mungesa e një informimi, se puna nuk është  aq jo tërheqëse dhe kërkon më shumë durim, kur bëhet fjalë për fëmijë me probleme mentale. Sporti është njëra nga mënyrat më të mira për një integrim social të këtyre fëmijëve dhe Bojani është i pari, me të cilin punon federata. Politika në këtë sferë është joefektive, sepse nuk është mjaft e njohur. Jo vetëm sporti duhet të reklamohet por dhe të gjitha shërbimet sociale, të cilat u propozohen njerëzve me nevoja të posaçme”.  

Përveç në fushën e sportit , Federata “Aktivitet fizik i adaptuar” merret dhe me shumë veprimtari të tjera, përmes të cilave i mëson fëmijët me punë. Që nga viti 2019 punon mbi një projekt evropian për fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të posaçme. Kanë ndërtuar ëmbëltoren e parë sociale në Sofje, të quajtur “Shtëpia e vogël”, ku të rinjtë mësohen të jenë të plotëvlefshëm. Për ta kontaktet sociale janë me një rëndësi të madhe, prandaj kjo ëmbëltore është një shans, të cilin nuk e kanë që të gjithë ne vend.

Përpiloi: Gergana Mançeva në bazë të intervistës së Tanja Ljubenovës

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: fapabbs.eu, Fаcebook /Sllav Petkov, Borisllava Vandova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD