Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjatë 5 viteve të fundit eksporti bullgar është rritur me 20%

Në vitin 2020 Bullgaria ka eksportuar mallra me vlerë 31.8 miliardë dollarë. Kjo është një rënie prej 4.4% krahasuar me 2019-ën, kur para pandemisë eksporti ka qenë 33.4 miliardë dollarë. Vendi ngjitet në pozicionin e 58-të midis të gjithë eksportuesve në të gjithë botën. Për krahasim, në vitin 2019 Bullgaria ka qenë në vend të 60.

Në BE Bullgaria renditet e 21-ta për sa i përket eksportit, ndërsa në vitin 2019 ajo ka qenë në vend të 20-të, njoftoi Dhoma Bullgare e Tregtisë. Pjesa më e madhe e eksportit në vitin 2020 i detyrohet elektronikës - për 3.5 miliard dollarë.

Gjatë 5 viteve të fundit eksporti bullgar është rritur me 20%. Për krahasim, eksporti botëror konstaton një rritje prej 3% për këtë periudhë, dhe në vitin 2020 ka një rënie prej 7 përqind. Rritja e konkurrencës është kryesisht për shkak të kompanive ndërkombëtare në Bullgari dhe më pak për kompanitë vendase, vë në dukje Dhoma Bullgare e Tregtisë.

Më shumë nga rubrika

Bullgaria po vazhdon të marrë hua

Bullgaria po vazhdon të tërheqë borxhe të reja çdo të hënë të javës. Borxhi është i brendshëm, dmth. ai është ndaj bankave lokale, shoqërive të pensioneve dhe investitorëve të tjerë korporativë. Para pak kohe, ky trend u riafirmua me lëshimin nga..

botuar më 21-11-27 11.45.PD
Banka Popullore Bullgare

Bullgaria mori një borxh të ri të jashtëm prej 255 milionë euro

Më 22 nëntor, Banka Popullore Bullgare zhvilloi një ankand për shitjen e obligacioneve shtetërore me afat maturimi 7.5 vjet dhe një normë fikse vjetore prej 0.25 për qind. Kredia e radhës shtetërore është 255 milionë euro. Në vitin 2021, Ministria e..

botuar më 21-11-22 4.53.MD

Tregu i banesave – fituesi në pandemi

Një apartament në katin përdhese me oborr-tarracë, një apartament në një kompleks të mbyllur me një oborr komod privat ose apartament me një tarracë të madhe dhe pamje të mrekullueshme. Kjo është tendenca që vihet re në kohën e pandemisë në..

botuar më 21-11-19 7.15.PD