Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjatë 5 viteve të fundit eksporti bullgar është rritur me 20%

Në vitin 2020 Bullgaria ka eksportuar mallra me vlerë 31.8 miliardë dollarë. Kjo është një rënie prej 4.4% krahasuar me 2019-ën, kur para pandemisë eksporti ka qenë 33.4 miliardë dollarë. Vendi ngjitet në pozicionin e 58-të midis të gjithë eksportuesve në të gjithë botën. Për krahasim, në vitin 2019 Bullgaria ka qenë në vend të 60.

Në BE Bullgaria renditet e 21-ta për sa i përket eksportit, ndërsa në vitin 2019 ajo ka qenë në vend të 20-të, njoftoi Dhoma Bullgare e Tregtisë. Pjesa më e madhe e eksportit në vitin 2020 i detyrohet elektronikës - për 3.5 miliard dollarë.

Gjatë 5 viteve të fundit eksporti bullgar është rritur me 20%. Për krahasim, eksporti botëror konstaton një rritje prej 3% për këtë periudhë, dhe në vitin 2020 ka një rënie prej 7 përqind. Rritja e konkurrencës është kryesisht për shkak të kompanive ndërkombëtare në Bullgari dhe më pak për kompanitë vendase, vë në dukje Dhoma Bullgare e Tregtisë.

Më shumë nga rubrika

Inflacioni i importuar nga jashtë ndikon më së shumti në buxhetin bullgar të ushqimit

Çmimet e mallrave dhe të shërbimeve në Bullgari u nisën përpjetë. Kjo rastis pas shtimit tri herë me radhë të çmimeve të gazit natyror që nga fillimi i vitit dhe rritjes së çmimeve të ngrohjes dhe të energjisë elektrike në mesin e verës. Në një..

botuar më 21-10-07 2.33.MD

Banka Botërore pret rritje më të lartë në Bullgari

Banka Botërore ka rritur parashikimin e saj për zhvillimin e ekonomisë bullgare në vitin 2021. PBB-ja vjetore e Bullgarisë pritet të rritet me 3.7 për qind. Parashikimi i mëparshëm ishte për rritje në fund të vitit 2021 me 2.6 për qind. Por banka..

botuar më 21-10-06 1.37.MD

Blegtorët kanë frikë nga falimentimi, shteti u premtoi ndihmë

Rritja e çmimeve të energjisë elektrike, të karburanteve dhe foragjereve i vënë shumë blegtorë përpara rrezikut të falimentimit. Krahas me shpenzimet e rritura gjendjen e tyre e ndërlikojnë dhe pamundësia për të shërbyer kreditë e tyre dhe..

botuar më 21-10-05 4.13.MD