Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjatë 5 viteve të fundit eksporti bullgar është rritur me 20%

Në vitin 2020 Bullgaria ka eksportuar mallra me vlerë 31.8 miliardë dollarë. Kjo është një rënie prej 4.4% krahasuar me 2019-ën, kur para pandemisë eksporti ka qenë 33.4 miliardë dollarë. Vendi ngjitet në pozicionin e 58-të midis të gjithë eksportuesve në të gjithë botën. Për krahasim, në vitin 2019 Bullgaria ka qenë në vend të 60.

Në BE Bullgaria renditet e 21-ta për sa i përket eksportit, ndërsa në vitin 2019 ajo ka qenë në vend të 20-të, njoftoi Dhoma Bullgare e Tregtisë. Pjesa më e madhe e eksportit në vitin 2020 i detyrohet elektronikës - për 3.5 miliard dollarë.

Gjatë 5 viteve të fundit eksporti bullgar është rritur me 20%. Për krahasim, eksporti botëror konstaton një rritje prej 3% për këtë periudhë, dhe në vitin 2020 ka një rënie prej 7 përqind. Rritja e konkurrencës është kryesisht për shkak të kompanive ndërkombëtare në Bullgari dhe më pak për kompanitë vendase, vë në dukje Dhoma Bullgare e Tregtisë.

Më shumë nga rubrika

Inflacioni nuk është i pazakontë në periudhat e rimëkëmbjes nga krizat globale

Çmimi i energjisë elektrike për industrinë arriti 300 leva (rreth 150 euro) për një megavat-orë, vetëm katër ditë pas betimit të qeverisë së tretë teknike brenda mandatit të Presidentit Rumen Radev. Sipas kryeministrit Stefan Janev, qeveria po..

botuar më 21-09-28 7.15.PD
Stefan Janev (djathtas) dhe Ivan Ivanov

Qeveria prezantoi masat e saj për të mbështetur sektorin e energjisë

Qeveria e përkohshme po punon për të siguruar çmime më të mira për të gjithë konsumatorët. Kjo u njoftua nga Kryeministri Stefan Janev në një konferencë në të cilën u prezantuan masat e planifikuara nga qeveria e përkohshme në sferën e energjisë...

botuar më 21-09-27 5.12.MD

2021-ta është një vit i mirë për prodhuesit e drithërave

Gruri i korrur në vitin 2021 është 52% më shumë se një vit më parë, i cili ishte plot shumë probleme në prodhimin e grurit. Rendimenti i grurit arriti në 7.16 milion tonë. Ky është viti më i mirë që nga viti 2017 për sektorin në Bullgari. Kjo u..

botuar më 21-09-24 2.58.MD