Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjatë 5 viteve të fundit eksporti bullgar është rritur me 20%

Në vitin 2020 Bullgaria ka eksportuar mallra me vlerë 31.8 miliardë dollarë. Kjo është një rënie prej 4.4% krahasuar me 2019-ën, kur para pandemisë eksporti ka qenë 33.4 miliardë dollarë. Vendi ngjitet në pozicionin e 58-të midis të gjithë eksportuesve në të gjithë botën. Për krahasim, në vitin 2019 Bullgaria ka qenë në vend të 60.

Në BE Bullgaria renditet e 21-ta për sa i përket eksportit, ndërsa në vitin 2019 ajo ka qenë në vend të 20-të, njoftoi Dhoma Bullgare e Tregtisë. Pjesa më e madhe e eksportit në vitin 2020 i detyrohet elektronikës - për 3.5 miliard dollarë.

Gjatë 5 viteve të fundit eksporti bullgar është rritur me 20%. Për krahasim, eksporti botëror konstaton një rritje prej 3% për këtë periudhë, dhe në vitin 2020 ka një rënie prej 7 përqind. Rritja e konkurrencës është kryesisht për shkak të kompanive ndërkombëtare në Bullgari dhe më pak për kompanitë vendase, vë në dukje Dhoma Bullgare e Tregtisë.

Më shumë nga rubrika

Për shkak të vaksinimit të ulët BERZH uli parashikimin për Bullgarinë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim /BERZH/ parashikon se ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 4.2% në 2021, duke kompensuar rënien me 4.2% në 2020. Kjo është një rënie në krahasim me vlerësimin e qershorit të BERZH-it, sipas të cilit..

botuar më 21-11-04 11.18.PD

Çmimet e ndërtimit po rriten ndjeshëm

Sektori i ndërtimit është ndër më të prekurit nga pandemia e koronavirusit dhe rritja e çmimeve të lëndëve të para përbëjnë pengesa shtesë për funksionimin e tij normal. Megjithatë, ndërtuesit shohin një rreze të ndritshme në Planin e Rimëkëmbjes..

botuar më 21-11-03 10.26.PD

Bulgartransgaz normalizon furnizimin me gaz në Evropë

Transmetimi i gazit në Serbi, Hungari dhe Rumani rifilloi në mesnatë, njoftoi Bulgartransgaz. Janë rritur edhe transferimet në Rumani. Kjo ka ndodhur pas përfundimit të riparimeve në gazsjellësin e dëmtuar pranë Vetrinos . Transmetimi i gazit u..

botuar më 21-11-03 10.11.PD
Подкасти от БНР