Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rregulla të reja për hyrje në Bullgari nga vendet në zonën e kuqe

Foto: EPA/BGNES

Nga e enjtja, 29 korrik, shtetasit bullgarë, personat me qëndrim të përhershëm ose afatgjatë në Bullgari dhe familjet e tyre, shtetasit e BE-së dhe Zonës Ekonomike Evropiane, punëtorët sezonalë dhe të huajit që duan të marrin dekret për shtetësi bullgare dhe vijnë nga vendet e përfshira në zonën e kuqe, do të hyjnë në Bullgari pasi paraqitin një Covid certifikate digjitale të BE-së për vaksinim dhe një test negativ PCR të kryer deri në 72 orë para hyrjes në Bullgari.

Kjo thuhet në urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë Stojço Kacarov që nga sot, 27 korrik. Të njëjtët persona nëse nuk disponojnë një dokument për vaksinim, duhet të paraqesin një test negativ PCR dhe të vendosen në një karantine 10-ditore.

Sipas urdhrit fëmijët deri në 12 vjeç mund të hyjnë në vend pa dokumente për Covid-19, pavarësisht zonës në të cilën është përfshirë vendi nga po vijnë.


Më shumë nga rubrika

KE filloi vlerësimin e planit bullgar të rimëkëmbjes

Komisioni Evropian nisi vlerësimin e Planit për Rindërtim dhe Zhvillim të Bullgarisë. Këtë e tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer. Dokumenti iu dorëzua Komisionit më 15 tetor. Mamer nuk pranoi të komentojë nëse vlerësimi mund të..

botuar më 21-10-25 3.30.MD

Ministri Kacarov: Duam t’i kthejmë fëmijët deri në klasën e 4-të në shkollë pas 1 nëntorit

Shteti do të livrojë 6.5 milionë euro për blerjen e testeve për fëmijët. Dëshira jonë është që të sigurojmë të paktën për një muaj teste për të gjithë fëmijët në vend nga klasa e parë deri në klasën e katërt. Këtë e bëri të ditur Ministri në detyrë..

botuar më 21-10-25 11.23.PD
doc. Mihaill Okolijski

Ne mbetemi një oazë e të menduarit irracional, thotë doc. Okolijski

Viti 2022 do të jetë viti i koronavirusit në Bullgari, por jo në botën, ku pandemia tashmë është kontrolluar. Ne rrezikojmë të mbetemi një oazë e të menduarit irracional, tha për BNT përfaqësuesi për Bullgarinë i Organizatës Botërore të..

botuar më 21-10-25 10.49.PD