Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rregulla të reja për hyrje në Bullgari nga vendet në zonën e kuqe

Foto: EPA/BGNES

Nga e enjtja, 29 korrik, shtetasit bullgarë, personat me qëndrim të përhershëm ose afatgjatë në Bullgari dhe familjet e tyre, shtetasit e BE-së dhe Zonës Ekonomike Evropiane, punëtorët sezonalë dhe të huajit që duan të marrin dekret për shtetësi bullgare dhe vijnë nga vendet e përfshira në zonën e kuqe, do të hyjnë në Bullgari pasi paraqitin një Covid certifikate digjitale të BE-së për vaksinim dhe një test negativ PCR të kryer deri në 72 orë para hyrjes në Bullgari.

Kjo thuhet në urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë Stojço Kacarov që nga sot, 27 korrik. Të njëjtët persona nëse nuk disponojnë një dokument për vaksinim, duhet të paraqesin një test negativ PCR dhe të vendosen në një karantine 10-ditore.

Sipas urdhrit fëmijët deri në 12 vjeç mund të hyjnë në vend pa dokumente për Covid-19, pavarësisht zonës në të cilën është përfshirë vendi nga po vijnë.


Më shumë nga rubrika

Gati 10 000 janë të infektuar rishtas dhe 161 kanë vdekur me Covid

9996 janë rastet e reja të koronavirusit në vend në 24 orët e fundit. Për shkak të barazimit të statistikave nga fundi i javës së kaluar, rritja krahasuar me një ditë më parë është 7617 pacientë. 79 për qind e të infektuarve nuk janë të vaksinuar...

botuar më 22-01-18 9.02.PD

Parashikimi i motit për 18 janarin

Gjatë natës përmes vendit do të kalojë një front i ftohtë. Në disa vende nga veriu në jug do të ketë reshje, kryesisht bore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 3°. Më 18 janar , do të mbajë mot me..

botuar më 22-01-17 8.25.MD

Shtretërit për pacientët Covid në Sofje do të shtohen me 10 për qind

Numri i shtretërve për trajtimin e pacientëve me Covid-19 në Sofje do të rritet me rreth 10 për qind këtë javë. Kështu shkroi në profilin e saj në Facebook Kryetarja e Bashkisë së Sofjes, Jordanka Fandëkova. Nga 1878 shtretërit Covid të zbuluar..

botuar më 22-01-17 5.49.MD
Подкасти от БНР