Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mungesa e mjekëve dhe infermiereve - një problem kronik në kujdesin shëndetësor

Foto: BGNES

Mbi 500 mjekë largohen nga Bullgaria për vit. Rreth Covid krizës dhe presionit mbi sistemin shëndetësor mungesa e punonjësve shëndetësorë arriti pikën e vet kritike. Statistika është më shumë se tronditëse - nëpër spitale mungojnë 470 mjekë dhe 26 000 infermiere. Nëpër fshatra mungesa është edhe më e madhe, ku sigurimi me mjekë është mezi 20%. Pas rreth 10-15 vjetëve deficiti i kuadrove mjekësore do të arrijë pikën e vet kritike, sepse 1/3 e mjekëve janë në moshë mbi 50 vjeç. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikës mjekët e përgjithshëm praktikues për të gjithë vendin janë 4015, kurse numri i kandidat-studentëve në degën “Specialist mjekësor mbi kujdeset shëndetësore” është pakësuar më shumë se dy herë.

Nga 635 kandidatë gjatë vitit 2011, vetëm për 10 vjet numri i tyre shkrihet deri më 286 gjatë këtij viti, shënoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare rektori i Universitetit Mjekësor në qytetin Pleven profesori Dobromir Dimitrov dhe tregoi si një shkak kryesor për këtë:

“Pagat e ulët, kushtet e këqija të punës, profesionin e rëndë si tërësi. Kandidat-studenti, duke marrë informacionin se cili do të jetë realizimi i tij në treg, ndryshon vendimin e tij dhe nuk dëshiron që të aplikojë për këto specialitete.”

Numri i specialistëve të regjistruar mbi kujdeset shëndetësore aty nga fundi i vitit të kaluar është 45 000, megjithatë mungesa e infermiereve është një tendencë. Sipas profesorit Dimitrov:

“Raporti infermiere-mjek është 0,9 me 1 me minimumin e kërkuar 2 me 1. Duhet të ndërhyjë shteti, që të mund të mbrojë specialitetet “infermiere” dhe “mami” për të rekrutuar më shumë kandidatë, me fjalë të tjera ky profesion të bëhet më i kërkuar nga kandidat-studentët.”

Një nga infermieret e reja, të cilat akoma janë të motivuara t’i përkushtohen shërbimit të të sëmurëve është Mariella Budina. Ajo ka marrë arsimin e vet në kryeqytet dhe tanimë është praktikuese në një nga spitalet e Sofjes.

“Vendosa që të orientohem drejt këtij profesioni, sepse më pëlqen t’u ndihmojë njerëzve dhe të shikoj mirënjohjen në sytë e tyre. Unë kam kaluar dy vjet jashtë shtetit. Isha në Britaninë e Madhe, por vendosa të kthehem në Bullgari. Aty për një vizitë të caktuar, për ndonjë manipulim nevojitet të presësh me muaj të tërë, kurse në Bullgari një gjë të tillë nuk ka.”

Në fillim të këtij muaji Ministria e Shëndetësisë i propozoi Ministrisë së Arsimit profesioni i infermieres të shpallet si i mbrojtur. Sipas përkufizimit të shkruar në Ligjin për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, profesioni i mbrojtur është një specialitet unik në përmbajtjen e tij, për të cilin ka nevojë prej kuadrove të përgatitura, por një interes të pamjaftueshëm për trajnim.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD