Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbrojtën nga ndërtimi plazhet me natyrë ende të egër

Plazhi "Koral"
Foto: Asja Çaneva

Plazhet e pakta me natyrë të ruajtur të egër "Koral", "Kara Dere" dhe "Pasha Dere" janë tashmë pjesë e zonave të mbrojtura të rrjetit "Natura 2020" dhe ndërtimi atje është i ndaluar, vendosi qeveria e përkohshme.

"Bregu natyror i Detit të Zi nuk është një mall i zakonshëm që mund të shitet," komentoi Ministri i Mjedisit Asen Liçev, ndërsa Ministri i Ekonomisë Kirill Petkov shtoi: "Nëse duam të zhvillojmë turizëm me vlerë të lartë të shtuar, ai nuk mund të jetë një mur hotelesh në dunat e bregdetit bullgar të Detit të Zi."

Pas mbledhjes së kabinetit, u bë e qartë se kompani të mëdha amerikane si “Disney” dhe “Netflix” po tregojnë interes për zonat e mbrojtura për xhirime filmash.

Më shumë nga rubrika

Kryeministri Kirill Petkov e uroi homologun e tij maqedonas Dimitër Kovaçevski për marrjen e detyrës

Kryeministri Kirill Petkov e përshëndeti Dimitër Kovaçevskin për inaugurimin e tij si Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i uroi suksese qeverisë së re në Shkup. Në profilin e qeverisë në Facebook, Petkov ka shkruar se pret që të..

botuar më 22-01-17 11.04.PD

Reforma e planifikuar në strukturat e policisë është një çështje shqetësuese për forcat e rendit

Sindikata më e madhe e policisë, Sindikata Federale e Nëpunësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (SFSMVR), shprehu shqetësim për reformën e planifikuar në strukturën e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Kjo duket qartë nga qëndrimi..

botuar më 22-01-17 10.26.PD

77.3% e të sapo infektuarve në Bullgari janë të pavaksinuar

2379 janë rastet e reja me koronavirus në vendin tonë, nga të cilët 77.30% janë të njerëzve të pavaksinuar. Gati 16% e 15 035 testeve janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 151 477 janë rastet aktive të koronavirusit në..

botuar më 22-01-17 9.32.PD
Подкасти от БНР