Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbrojtën nga ndërtimi plazhet me natyrë ende të egër

Plazhi "Koral"
Foto: Asja Çaneva

Plazhet e pakta me natyrë të ruajtur të egër "Koral", "Kara Dere" dhe "Pasha Dere" janë tashmë pjesë e zonave të mbrojtura të rrjetit "Natura 2020" dhe ndërtimi atje është i ndaluar, vendosi qeveria e përkohshme.

"Bregu natyror i Detit të Zi nuk është një mall i zakonshëm që mund të shitet," komentoi Ministri i Mjedisit Asen Liçev, ndërsa Ministri i Ekonomisë Kirill Petkov shtoi: "Nëse duam të zhvillojmë turizëm me vlerë të lartë të shtuar, ai nuk mund të jetë një mur hotelesh në dunat e bregdetit bullgar të Detit të Zi."

Pas mbledhjes së kabinetit, u bë e qartë se kompani të mëdha amerikane si “Disney” dhe “Netflix” po tregojnë interes për zonat e mbrojtura për xhirime filmash.

Më shumë nga rubrika

Bullgaria kërkon rregullime në politikën e gjelbër të BE-së

Vendet e BE-së duhet të vendosin vetë se si të arrijnë qëllimet e përbashkëta të politikës së gjelbër të komunitetit sipas mundësive të tyre. Si një vend më i varfër, Bullgaria beson se qëllimet e përdorimit të energjisë së pastër për ngrohje dhe..

botuar më 21-12-03 10.35.PD

Numri i vdekjeve nga Covid në ditë mbetet i lartë

2018 janë rastet e reja me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit. 7,37% e 27 372 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. 103 606 janë të sëmurët aktivë të regjistruar. 81.8% e tyre nuk janë vaksinuar. Të sapo..

botuar më 21-12-03 9.55.PD

Takime të Presidentit Rumen Radev në Strasburg

Presidentët e Bullgarisë dhe të Gjermanisë, Rumen Radev dhe Frank-Walter Steinmeier, biseduan në Strasburg për sigurinë përgjatë kufijve të BE-së dhe perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Radev shprehu..

rinovuar më 21-12-02 6.30.MD
Подкасти от БНР