Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbrojtën nga ndërtimi plazhet me natyrë ende të egër

Plazhi "Koral"
Foto: Asja Çaneva

Plazhet e pakta me natyrë të ruajtur të egër "Koral", "Kara Dere" dhe "Pasha Dere" janë tashmë pjesë e zonave të mbrojtura të rrjetit "Natura 2020" dhe ndërtimi atje është i ndaluar, vendosi qeveria e përkohshme.

"Bregu natyror i Detit të Zi nuk është një mall i zakonshëm që mund të shitet," komentoi Ministri i Mjedisit Asen Liçev, ndërsa Ministri i Ekonomisë Kirill Petkov shtoi: "Nëse duam të zhvillojmë turizëm me vlerë të lartë të shtuar, ai nuk mund të jetë një mur hotelesh në dunat e bregdetit bullgar të Detit të Zi."

Pas mbledhjes së kabinetit, u bë e qartë se kompani të mëdha amerikane si “Disney” dhe “Netflix” po tregojnë interes për zonat e mbrojtura për xhirime filmash.

Më shumë nga rubrika

Gabim njerëzor është shkaku i mundshëm për tragjedinë në Autostradën “Struma”

Hetuesit përjashtojnë versionin për aktin terrorist në incidentin e rëndë në Autostradën “Struma” që mori jetën e 44 personave, sipas të dhënave të fundit, ndër të cilët ka edhe fëmijë. Sipas Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav..

rinovuar më 21-11-25 6.22.MD
Ministri Denkov

Ministri i Arsimit: Nuk ka teste për fëmijët për arsye objektive

Ka disa prokurime publike për mbi 3 milionë teste për Covid-19 për nxënësit, por nuk ka firma të cilat mund të dorëzojnë sasi të tilla në një kohë të shkurtër. Problemi objektiv është se nuk ka teste në Bullgari, por ka mjete të siguruara. Këtë e..

botuar më 21-11-25 3.26.MD

8.7 për qind e mostrave për Covid-19 ishin pozitive

Rastet e reja me Covid-19 për 24 orët e fundit janë 2569. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, 8.7 për qind nga 29 503 testet e kryera janë pozitive. Të shtruari në spitale janë 6846, nga të cilët 797 në repartet e..

botuar më 21-11-25 8.58.PD