Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbrojtën nga ndërtimi plazhet me natyrë ende të egër

Plazhi "Koral"
Foto: Asja Çaneva

Plazhet e pakta me natyrë të ruajtur të egër "Koral", "Kara Dere" dhe "Pasha Dere" janë tashmë pjesë e zonave të mbrojtura të rrjetit "Natura 2020" dhe ndërtimi atje është i ndaluar, vendosi qeveria e përkohshme.

"Bregu natyror i Detit të Zi nuk është një mall i zakonshëm që mund të shitet," komentoi Ministri i Mjedisit Asen Liçev, ndërsa Ministri i Ekonomisë Kirill Petkov shtoi: "Nëse duam të zhvillojmë turizëm me vlerë të lartë të shtuar, ai nuk mund të jetë një mur hotelesh në dunat e bregdetit bullgar të Detit të Zi."

Pas mbledhjes së kabinetit, u bë e qartë se kompani të mëdha amerikane si “Disney” dhe “Netflix” po tregojnë interes për zonat e mbrojtura për xhirime filmash.

Më shumë nga rubrika

Vala e Omikronit do të intensifikohet, por mund të jetë e fundit për pandeminë

Ajo që po ndodhte 2-3 javë më parë në Evropën Perëndimore tashmë po vërshon pjesën lindore, tha për BNT Doc. Angell Kunçev, kryeinspektor shtetëror shëndetësor. Ai pret që numri i të infektuarve me Covid të vazhdojë të rritet. “Një nga..

botuar më 22-01-18 10.53.PD

Aksident me një autobus kosovar në afërsi të qytetit Kjustendill

Një autobus që udhëtonte për në Kosovë, në të cilin kishte edhe fëmijë, u përplas më 18 janar, rreth orës 4.30 të mëngjesit, në unazën e qytetit Kjustendill në kthesën për digën “Drenov Dol”. Askush nuk u lëndua rëndë, tha zëdhënësja e Policisë..

botuar më 22-01-18 10.43.PD

Gati 10 000 janë të infektuar rishtas dhe 161 kanë vdekur me Covid

9996 janë rastet e reja të koronavirusit në vend në 24 orët e fundit. Për shkak të barazimit të statistikave nga fundi i javës së kaluar, rritja krahasuar me një ditë më parë është 7617 pacientë. 79 për qind e të infektuarve nuk janë të vaksinuar...

botuar më 22-01-18 9.02.PD
Подкасти от БНР