Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e infeksioneve të reja me Covid-19 për ditën e tretë me radhë

Foto: BGNES

216 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. Rritja është me 16 veta më shumë në krahasim me 28 korrikun, kur numri i të infektuarve ishte 200. 1.37% e 15 749 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Më shumë të infektuar ka në Sofje - 56, në Plovdiv - 25, Burgas - 23 dhe Varna - 17. Vetëm në rrethin e Kërxhalit nuk ka të sapoinfektuar. Numri i pacientëve aktivë u rrit në 7702. 754 pacientë u shtruan në spital. 79 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Dy persona kanë vdekur në 24 orët e fundit me Covid-19 të konfirmuar. 53 u raportuan të shëruar. 12 975 persona u vaksinuan të mërkurën. Dozat tejkaluan 2 milion dhe tani janë 2 001 777. 984 573 persona janë plotësisht të imunizuar.

Më shumë nga rubrika

Angell Dimitrov

Dialogu për historinë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut sërish dështoi

Takimi i 15 -të i Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore të Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore përfundoi pa rezultate. Këtë e ka bërë të ditur bashkëkryetari i saj nga pala bullgare Angell Dimitrov. “Kolegët..

botuar më 21-10-22 8.35.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Një front i ftohtë do të kalojë në vend të shtunën. Nga veriperëndimi vranësia do të shtohet. Pasdite do të ketë reshje shiu në zonat perëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 16 deri në 21 gradë, në Sofje deri në 17 gradë. Deri në..

botuar më 21-10-22 8.00.MD
Rumen Radev dhe Angela Merkel

Bullgaria kërkoi një plan operativ në rast presioni në kufijtë e jashtëm të BE-së

Në Bruksel, Presidenti Rumen Radev, i cili po merr pjesë në një takim dy ditor të Këshillit Evropian, diskutoi me kancelaren gjermane Angela Merkel veton bullgare mbi anëtarësimin në BE të Maqedonisë Veriore. Sipas tij, Merkel ka pranuar si kauzë..

rinovuar më 21-10-22 7.59.MD