Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e infeksioneve të reja me Covid-19 për ditën e tretë me radhë

Foto: BGNES

216 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. Rritja është me 16 veta më shumë në krahasim me 28 korrikun, kur numri i të infektuarve ishte 200. 1.37% e 15 749 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Më shumë të infektuar ka në Sofje - 56, në Plovdiv - 25, Burgas - 23 dhe Varna - 17. Vetëm në rrethin e Kërxhalit nuk ka të sapoinfektuar. Numri i pacientëve aktivë u rrit në 7702. 754 pacientë u shtruan në spital. 79 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Dy persona kanë vdekur në 24 orët e fundit me Covid-19 të konfirmuar. 53 u raportuan të shëruar. 12 975 persona u vaksinuan të mërkurën. Dozat tejkaluan 2 milion dhe tani janë 2 001 777. 984 573 persona janë plotësisht të imunizuar.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të premten do të bjerë shi në të gjithë vendin. Në Bullgarinë Qendrore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Temperaturat minimale do të jenë deri në 3 gradë. Në fushat e larta të Bullgarisë Perëndimore në mëngjes shiu do të përzihet me borë...

botuar më 21-10-14 8.00.MD

4 milion leva (2 milion euro) nga lojërat e fatit shkojnë për sporte në shkolla

4 milion leva (2 milion euro)nga të ardhurat nga lojërat e fatit do të shpërndahen midis shkollave shtetërore dhe komunale për ndërtimin e objekteve të reja dhe rinovimin e palestrave dhe terreneve ekzistuese sportive. Fondet përcaktohen në një..

botuar më 21-10-14 5.26.MD

Të pavaksinuarit të paguajnë për një pjesë të trajtimit të tyre kërkojnë nga spitalet

Pacientët me Covid-19 që nuk janë të vaksinuar dhe shtrihen në spitale të paguajnë një pjesë të kostos së trajtimit të tyre. Këtë do të kërkojë Shoqata e Spitaleve Bullgare nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me numrin e madh të njerëzve të..

botuar më 21-10-14 5.12.MD