Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Lludogorec” po vazhdon në kualifikimet për Ligën e Kampionëve

Foto: PFC Ludogorets 1945

Kampioni bullgar i futbollit “Lludogorec” u kualifikua në raundin e tretë paraprak të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti skuadrën sllovene “Mura” në Razgrad me 3: 1 dhe realizoi 0: 0 në ndeshjen e parë.

Në minutën e 4 -të nikoqirët shënuan golin e parë në ndeshje, por pas kësaj humbën shumë mundësi për ta përmirësuar rezultatin. Në minutën e 64 -të mysafirët barazuan. "Lludogorec" shkoi në sulm dhe në minutën e 82 -të tashmë ishte në epërsi me 2: 1. Në minutën e 90-të “Lludogorec” realizoi golin e tretë duke arritur rezultatin përfundimtar 3: 1.

Në gusht, në raundin e tretë paraprak, “Lludogorec” do të përballet me skuadrën greke “Olympiakos” . Kryetrajneri i skuadrës nga Razgrad Valdas Dambrauskas komentoi se "Olympiakos" nuk është një rival i pakapërcyeshëm.