Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Lludogorec” po vazhdon në kualifikimet për Ligën e Kampionëve

Foto: PFC Ludogorets 1945

Kampioni bullgar i futbollit “Lludogorec” u kualifikua në raundin e tretë paraprak të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti skuadrën sllovene “Mura” në Razgrad me 3: 1 dhe realizoi 0: 0 në ndeshjen e parë.

Në minutën e 4 -të nikoqirët shënuan golin e parë në ndeshje, por pas kësaj humbën shumë mundësi për ta përmirësuar rezultatin. Në minutën e 64 -të mysafirët barazuan. "Lludogorec" shkoi në sulm dhe në minutën e 82 -të tashmë ishte në epërsi me 2: 1. Në minutën e 90-të “Lludogorec” realizoi golin e tretë duke arritur rezultatin përfundimtar 3: 1.

Në gusht, në raundin e tretë paraprak, “Lludogorec” do të përballet me skuadrën greke “Olympiakos” . Kryetrajneri i skuadrës nga Razgrad Valdas Dambrauskas komentoi se "Olympiakos" nuk është një rival i pakapërcyeshëm.


Më shumë nga rubrika

Borjana Kalejn

Borjana Kalejn me medalje të arta për lojën e saj me top dhe rreth në Rumani

Më 17 tetor Borjana Kalejn fitoi medalje të arta në finalet me top dhe rreth të Kupës Botërore të vargut Challenge në qytetin rumun Cluj. Bullgaria, e cila para kësaj zuri vendin e parë edhe në shumëgarësh, mori një rezultat prej 26,650 pikësh në..

botuar më 21-10-18 10.13.PD
Grigor Dimitrov

Për herë të parë Grigor Dimitrov do të luajë në gjysmëfinale në Indian Wells

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov vazhdon lojën e tij të mirë në turneun Masters në Indian Wells. Në një ndeshje nga çerekfinalet, bullgari tregoi shpirt luftarak dhe përsëri, pasi në raundin e 16 arriti të bëjë një kthesë në ndeshjen këtë..

botuar më 21-10-15 9.17.PD
Grigor Dimitrov

Me një kthesë dramatike, Grigor Dimitrov mundi Daniil Medvedev në Indian Wells

Grigor Dimitrov mundi numrin 2 të botës Daniil Medvedev nga Rusia me 4:6, 6:4 dhe 6:3 në raundin e 16 të turneut të tenisit Masters 1000 në Indian Wells. Dimitrov, i cili humbi në këtë fazë nga i njëjti kundërshtar në gusht në Sinsinati, këtë herë..

botuar më 21-10-14 2.22.MD