Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një tandem regjisorësh bullgarë janë në krye të jurisë së “Ditëve të Venecias”

Foto: arkiv

Mina Mileva dhe Vesella Kazakova do të kryesojnë jurinë e programit prestigjioz “Ditët e Venecias” (Giornatte degli autori) në festivalin më të vjetër të filmit në botë. Lajmi erdhi disa ditë, pasi filmi i regjisoreve bullgare me titull “Gratë vërtetë qajnë”, me pjesëmarrjen e Maria Bakallovës e cila ishte e nominuar për Oskar, u prezantua në programin e konkursit “Vështrimi i veçantë” në festivalin në Kan. Në njoftimin për shtypin të organizatorëve të Festivalit të Venecias thuhet se për herë të parë dy zonja, të cilat janë regjisore dhe producente, do të jenë në krye të jurisë të “Ditëve të Venecias”, e cila jep një çmim regjisori, me një çek për 20,000 euro. Shqyrtimi final dhe vendimi i jurisë do të transmetohen live në mediat sociale më 10 shtator sivjet. Gaia Furrer, drejtoreshë artistike e forumit, i përcakton të dyja bullgaret si gra, aktiviste, feministe dhe adhuruese të kinemasë. “E gëzueshme është se ato kanë pranuar propozimin të qëndrojnë në krye të jurisë në festival, sepse sot më shumë se kurrë na është i nevojshëm një gërshetim prej një mjeshtërie kinematografike dhe një pozicioni aktiv” - pohon Furrer.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Alzek Misheff "fluturon" mbi perden e hekurt dhe fiton një vend në mesin e avangardës botërore

Kapërcimi i hapësirave të mëdha të ajrit dhe ujit përmes materializimit të tyre në art – piktori dhe artisti Alzek Misheff vendos në altar lirinë e vetënjohjes, sepse nuk e ka pasur këtë mundësi në atdhe. Për 80-vjetorin e tij ai “vjen me veprat e..

botuar më 21-10-28 7.15.PD

Po fillon edicioni i tetë i festivalit ndërkombëtar për arte digjitale DA FEST në Sofje

Cilat janë praktikat e reja artistike dhe arritjet e rëndësishme në sferën artistike e cila zhvillohet në mënyrë më dinamike - artet digjitale? Këtë do ta kuptojmë në ditët deri më 30 tetor përmes ngjarjeve nga programi i festivalit të tetë..

botuar më 21-10-26 4.48.MD

Si u ndërtua Shtëpia e Operës dhe Baletit Kombëtar

Fillimi i viteve 1920 ishte një periudhë në të cilën shumë arkitektë dhe ndërtues bullgarë u kthyen në atdheun e tyre pasi kishin bërë studime jashtë vendit duke marrë në zemër idenë për shndërrimin e Sofjes së pasluftës në një qytet të vërtetë..

botuar më 21-10-24 2.45.MD