Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një tandem regjisorësh bullgarë janë në krye të jurisë së “Ditëve të Venecias”

Foto: arkiv

Mina Mileva dhe Vesella Kazakova do të kryesojnë jurinë e programit prestigjioz “Ditët e Venecias” (Giornatte degli autori) në festivalin më të vjetër të filmit në botë. Lajmi erdhi disa ditë, pasi filmi i regjisoreve bullgare me titull “Gratë vërtetë qajnë”, me pjesëmarrjen e Maria Bakallovës e cila ishte e nominuar për Oskar, u prezantua në programin e konkursit “Vështrimi i veçantë” në festivalin në Kan. Në njoftimin për shtypin të organizatorëve të Festivalit të Venecias thuhet se për herë të parë dy zonja, të cilat janë regjisore dhe producente, do të jenë në krye të jurisë të “Ditëve të Venecias”, e cila jep një çmim regjisori, me një çek për 20,000 euro. Shqyrtimi final dhe vendimi i jurisë do të transmetohen live në mediat sociale më 10 shtator sivjet. Gaia Furrer, drejtoreshë artistike e forumit, i përcakton të dyja bullgaret si gra, aktiviste, feministe dhe adhuruese të kinemasë. “E gëzueshme është se ato kanë pranuar propozimin të qëndrojnë në krye të jurisë në festival, sepse sot më shumë se kurrë na është i nevojshëm një gërshetim prej një mjeshtërie kinematografike dhe një pozicioni aktiv” - pohon Furrer.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në Stara Zagora zbulon bukurinë e mozaikëve nga Filipopoli

Stara Zagora feston Ditën e sotme Botërore të Turizmit me një ekspozitë të jashtëzakonshme. "Bazilika Episkopale dhe Trasgëgimia Romake e Filipopolit" paraqet përmes fotografive dhe tabelave të informacionit shkëlqimin e mozaikëve në tempullin..

botuar më 21-09-27 11.00.PD

Itinerare letrare në gjurmët e artistëve të famshëm tregojnë histori kurioze nga jeta e tyre

Banorët e Sofjes dhe mysafirët e kryeqytetit mund të shijojnë histori emocionuese nga jeta e artistëve të famshëm bullgarë në shëtitjet e qytetit të bashkuara nën emrin "Itineraret letrare të vjeshtës". Nuk ka nevojë për regjistrim paraprak për të..

botuar më 21-09-25 9.15.PD

Varna do të jetë kryeqyteti i kinemasë artistike bullgare në vazhdim të shtatë ditëve

Festivali i 39 -të i Kinemasë Artistike Bullgare “Trëndafilin e Artë” po mbahet në Varna. Nga 23 deri më 29 shtator do të shfaqet i gjithë prodhimi i kinemasë bullgare i krijuar pas shtatorit 2020, përfshirë 4 premiera. Programi i konkursit..

botuar më 21-09-23 1.23.MD