Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një tandem regjisorësh bullgarë janë në krye të jurisë së “Ditëve të Venecias”

Foto: arkiv

Mina Mileva dhe Vesella Kazakova do të kryesojnë jurinë e programit prestigjioz “Ditët e Venecias” (Giornatte degli autori) në festivalin më të vjetër të filmit në botë. Lajmi erdhi disa ditë, pasi filmi i regjisoreve bullgare me titull “Gratë vërtetë qajnë”, me pjesëmarrjen e Maria Bakallovës e cila ishte e nominuar për Oskar, u prezantua në programin e konkursit “Vështrimi i veçantë” në festivalin në Kan. Në njoftimin për shtypin të organizatorëve të Festivalit të Venecias thuhet se për herë të parë dy zonja, të cilat janë regjisore dhe producente, do të jenë në krye të jurisë të “Ditëve të Venecias”, e cila jep një çmim regjisori, me një çek për 20,000 euro. Shqyrtimi final dhe vendimi i jurisë do të transmetohen live në mediat sociale më 10 shtator sivjet. Gaia Furrer, drejtoreshë artistike e forumit, i përcakton të dyja bullgaret si gra, aktiviste, feministe dhe adhuruese të kinemasë. “E gëzueshme është se ato kanë pranuar propozimin të qëndrojnë në krye të jurisë në festival, sepse sot më shumë se kurrë na është i nevojshëm një gërshetim prej një mjeshtërie kinematografike dhe një pozicioni aktiv” - pohon Furrer.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Një fjalor etno-linguistik zbulon sekretet e mjekësisë popullore bullgare

Doli nga shtypi një “Fjalor etno-linguistik i mjekësisë popullore bullgare”. Botimi është puna e një ekipi autorësh nga Instituti i Gjuhës Bullgare në Akademinë Bullgare të Shkencave dhe paraqet pasurinë e emrave dialektore të sëmundjeve, barërave,..

botuar më 21-10-02 10.35.PD

Georgi Gospodinov është nominuar për një çmim prestigjioz letrar italian

Shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov është ndër kandidatët për çmimin letrar më prestigjioz në Itali "Premio Strega Europeo". Romani i tij “Strehim kohe” është ndër pesë finalistët për libra të përkthyer. Gospodinov konkurron me autorë të tillë..

botuar më 21-09-28 2.10.MD

Një ekspozitë në Stara Zagora zbulon bukurinë e mozaikëve nga Filipopoli

Stara Zagora feston Ditën e sotme Botërore të Turizmit me një ekspozitë të jashtëzakonshme. "Bazilika Episkopale dhe Trasgëgimia Romake e Filipopolit" paraqet përmes fotografive dhe tabelave të informacionit shkëlqimin e mozaikëve në tempullin..

botuar më 21-09-27 11.00.PD