Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një tandem regjisorësh bullgarë janë në krye të jurisë së “Ditëve të Venecias”

Foto: arkiv

Mina Mileva dhe Vesella Kazakova do të kryesojnë jurinë e programit prestigjioz “Ditët e Venecias” (Giornatte degli autori) në festivalin më të vjetër të filmit në botë. Lajmi erdhi disa ditë, pasi filmi i regjisoreve bullgare me titull “Gratë vërtetë qajnë”, me pjesëmarrjen e Maria Bakallovës e cila ishte e nominuar për Oskar, u prezantua në programin e konkursit “Vështrimi i veçantë” në festivalin në Kan. Në njoftimin për shtypin të organizatorëve të Festivalit të Venecias thuhet se për herë të parë dy zonja, të cilat janë regjisore dhe producente, do të jenë në krye të jurisë të “Ditëve të Venecias”, e cila jep një çmim regjisori, me një çek për 20,000 euro. Shqyrtimi final dhe vendimi i jurisë do të transmetohen live në mediat sociale më 10 shtator sivjet. Gaia Furrer, drejtoreshë artistike e forumit, i përcakton të dyja bullgaret si gra, aktiviste, feministe dhe adhuruese të kinemasë. “E gëzueshme është se ato kanë pranuar propozimin të qëndrojnë në krye të jurisë në festival, sepse sot më shumë se kurrë na është i nevojshëm një gërshetim prej një mjeshtërie kinematografike dhe një pozicioni aktiv” - pohon Furrer.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

“Një natë me Boris Pavlloviç”, 2016, regji Georgi Svetllomirov

Platforma unike për kinema të shkurtër bullgare No Blink tashmë me miliona shikime nga e gjithë bota

#Mos i mbyllni sytë para kinemasë bullgare, bëjnë thirrje krijuesit e platformës No Blink. Sepse filmat janë të shkurtra dhe mund të humbasësh diçka,por   çdo detaj është i rëndësishëm. Për 5 vitet e gjysmë të fundit platforma noblink.bg..

botuar më 21-11-28 8.10.PD
“Darka e Fundit”, një mural në kishën “Shën e Diela”në Sofje, piktor Ivan Mërkviçka

Një platformë prezanton piktorët që kanë punuar në kishat e Sofjes nga viti 1878 deri në vitin 1944

Një platformë e re paraqet artistë, gdhendës dhe piktorë që kanë punuar në kishat e Sofjes nga viti 1878 deri në vitin 1944. Ajo është një projekt i Institutit për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, i cili zbatohet me mbështetjen..

botuar më 21-11-26 8.35.MD

Holandezi Hans Visema e shpjegoi dashurinë e tij për Bullgarinë nëpërmjet një libri

Hans Visema, një profesor holandez i Menaxhimit   të Teknologjisë dhe Sipërmarrjes, tanimë 30 vjet është i lidhur me vendin tonë nëpërmjet bashkëshortes së tij bullgare. Atij i pëlqejnë bullgarët miqësorë, plazhet dha malet tona, ndërrimi i katër..

botuar më 21-11-26 9.35.PD
Подкасти от БНР