Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një anketë në ueb-faqen e Radio Bullgarisë tregon:

Të huajit e kanë të vështirë të tregojnë vendpushimin e parë bregdetar bullgar

Foto: stconstantine.bg

Në lidhje me përvjetorin e 85 të transmetimeve të para të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë shtetit, pasardhësi i tyre – Radio Bullgaria filloi një kuiz me pyetje nga kultura, historia, turizmi, sporti dhe muzika bullgare. Në edicionin e tretë e pyetën online auditorin e Radio Bullgarisë se cili është vendpushimi i parë bregdetar bullgar. Nga 5 destinacionet e ofruara – Allbena, Djuni, Zllatni Pjasëci, Sllënçev Brjag, Shenjtorët Konstantin dhe Elena, përgjigja e saktë është “Shenjtorët Konstantin dhe Elena”.

Rezultatet e përgjithësuara të dhjetë versioneve gjuhësore të anketës treguan se auditori i Radio Bullgarisë ka të vështirë të përcaktojë se cili është vendpushimi i parë detar bullgar. Ndoshta për popullaritetin e tyre – me më shumë vota janë vendpushimet Sllënçev Brjag, Allbena dhe Zllatni Pjasëci.

Vetëm përdoruesit e faqeve gjermane dhe bullgare të Radio Bullgarisë u përgjigjën saktë. 53 për qind e tyre dhanë përgjigjen e saktë. Anketa tregon gjithashtu se më pak për vendpushimin e parë detar bullgar dinë përdoruesit spanjoll – mezi 6 për qind, të ndjekur nga ata grekë – 12 për qind, turq – 14 për qind dhe shqiptarë – 16 për qind.

Duke falënderuar secilin pjesëmarrës në kuiz, ju ftojmë të na bashkoheni me një përgjigje në pyetjen tonë të re, e cila do të jetë në dispozicion në faqet e internetit të Radio Bullgarisë në kohë të afërt.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 9 prill 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 9 prill 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj do të mësoni se cilat janë mundësitë për të marrë kartolinat e reja QSL të BNR-së për vitin 2024. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” mund të..

botuar më 24-04-09 3.00.MD

Kartolinat e reja QSL të BNR-së për vitin 2024 tashmë janë fakt!

Përshëndetje te dashur miq! Kemi kënaqësinë t'ju informojmë se me bashkëpunimin e Ministrisë së Turizmit të Republikës së Bullgarisë tashmë janë bërë fakt kartolinat QSL të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për vitin 2024. Dy seritë e reja..

botuar më 24-04-09 5.05.PD

Bullgaria sot – 8 prill 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën tonë Kulturë do t’ju flasim në lidhje me Panairin Ndërkombëtar të Librit për Fëmijë që fillon ditën e sotme. Në rubriken Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Paro sono” nga Xhoni Iliev...

botuar më 24-04-08 3.00.MD