Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ballkaniada” bashkon vrapuesit tanë më të mirë malorë

Foto: balkaniada.bg

Edicioni i parë i garës së vrapimit malor “Ballkaniada”, i organizuar nga një nga vrapuesit tanë më të suksesshëm malorë Kirill Nikollov - Dizella dhe partneri i tij i stërvitjes Dimitër Zheljazkov, do të mbahet ditën e shtunë më 31 korrik. Pjesëmarrësit kanë mundësi të zgjedhin midis dy distancave - 44 km me 2500 m zhvendosje pozitive dhe 23 km me 1500 m zhvendosje pozitive. Grupi i parë fillon në orën 07.00 në qytetin Karllovo, ndërsa tjetri - një orë më vonë përsëri nga Karllovo.

Rrugët janë përgjatë kurrizit të malit Stara Pllanina dhe në shtigje malore më sfiduese. Ndër pjesëmarrësit në garë do të jenë disa nga vrapuesit tanë më të mirë, si Jollo Nikollov te meshkujt dhe Hristina Kozareva te femrat.


Më shumë nga rubrika

Basketbollisti Aleksandër Vezenkov - lojtari më i vlefshëm në Euroligë

Bullgari Aleksandër Vezenkov u shpall zyrtarisht si “Lojtari më i vlefshëm i sezonit 2022/2023” në Euroligën e Basketbollit për meshkuj. Çmimin prestigjioz e mori personalisht nga presidenti i Euroligës – legjenda e basketbollit serb Dejan..

botuar më 23-05-18 2.59.MD
Tomas Bah dhe Stefka Kostadinova

Validojnë një pullë për 100 vjetorin e Komitetit Olimpik Bullgar

Të enjten, më 18 maj, në Muzeun e Komunikacioneve në Sofje do të bëhet validimi i pullës postare me rastin e 100 vjetorit të Komitetit Olimpik Bullgar. Në këtë aktivitet do të marrë pjesë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, i cili..

botuar më 23-05-18 6.10.PD

Shënojmë Ditën e Sportit Bullgar

Ministrja e Sportit Vesella Leçeva uroi sportistët, trajnerët dhe aktivistët sportivë me rastin e Ditës së Sportit Bullgar, 17 majit. Ajo u uroi sportistëve bullgarë përgatitje të suksesshme për Olimpiadën e Parisit dhe arritjen e qëllimeve të..

botuar më 23-05-17 4.30.MD