Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

3 ditë pushim për mësuesit e vaksinuar kundër Covid-19

Foto: BGNES

Mësuesit në Sofje të cilët janë të vaksinuar kundër Covid-19 mund të marrin një pushim vjetor të paguar shtesë prej tre ditësh, njoftoi Konfederata e Sindikatave të Pavarura. Kjo parashikohet në një shtojcë të marrëveshjes kolektive të punës të nënshkruar midis sindikatave, kryetares së bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova, Shoqatës së Drejtorëve në Arsimin e Mesëm dhe Bashkimit të Punëdhënësve në Sistemin e Arsimit Publik.

Shtojca parashikon që leja shtesë të përdoret si gjatë vaksinimit ashtu edhe pas tij, nëse një vaksinë është dhënë tashmë deri në momentin e arritjes së saj.

Konfederata e Sindikatave të Pavarura njoftoi se aktualisht rreth 40 për qind e atyre që punojnë në sistemin arsimor janë të vaksinuar.

Më shumë nga rubrika

Sindikatat kërkojnë shfuqizimin e disa prej masave të reja anti-kovid

Dy sindikatat më të mëdha në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, kërkuan nga Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov që të anulojë kërkesën që personeli mjekësor në spitale dhe institucione sociale të..

botuar më 21-10-22 11.38.PD

Vaksinimet dhe testimet për Covid janë në rritje

4816 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. Numri i të infektuarve rishtazi është 294 më shumë se të enjten, por ka një rënie të ndjeshme me 8 për qind të të infektuarve. Pozitiv janë 10.17 për qind e numrit rekord të..

botuar më 21-10-22 9.05.PD

Parashikimi i motit për 21 tetorin

E premtja do të nisë me temperatura minimale nga 1 gradë në Vidin (Bullgari Veriperëndimore) deri në 10 gradë buzë detit (Bullgari Lindore) dhe me mjegulla në ultësira. Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të shpërndara. Temperaturat..

botuar më 21-10-21 8.05.MD