Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pllamen Nikollov është kandidati për kryeministër i ITN

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev dorëzoi një mandat për të formuar një qeveri partisë më të madhe parlamentare “Ka një popull të tillë” - ITN. Kandidati për kryeministër i partisë është doktori i filozofisë së drejtësisë, politikës dhe ekonomisë Pllamen Nikollov - sipërmarrës dhe deputet në Legjislaturën e 46-të Kuvendit Popullor. Ai ishte gjithashtu deputet në Legjislaturën e 45 të Kuvendit Popullor.

Nikollov lindi në 1977. Ai studioi në Austri dhe SHBA. Ai ka mbi 15 vjet përvojë në zhvillimin e biznesit dhe menaxhimin e projekteve. Ai drejtoi zyrën e një kompanie amerikane për Evropën, Azinë dhe Afrikën. Ai ka punuar me kompani të mëdha si “Amazon”, “Intersport”, EMAG, komitete kombëtare olimpike dhe të tjerë.

Ai e di anglishten, gjermanishten dhe rusishten.

Nominimi i Pllamen Nikololv nuk dihej deri në momentin e fundit.

Pas ceremonisë së përurimit, kandidati i ITN Pllamen Nikollov shpalli prioritetet e tij dhe të partisë së tij: “Plani i rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë; kriza e ardhshme Covid; pensionet - ne duam të rillogarisim gjithçka ashtu siç duhet; ne gjithashtu kemi angazhime ndaj votuesve tanë për sistemin zgjedhor, për votën mazhoritar dhe reformën gjyqësore.”

Partia ITN do të ketë shtatë ditë për të formuar një kabinet. Në rast se ata nuk marrin mbështetje nga partitë e tjera, mandati do t’i dorëzohet grupit të dytë më të madh parlamentar.

Me të mbërritur, përfaqësuesit e ITN u pritën përpara ndërtesës së Presidencës nga një protestë e Lëvizjes Popullore për Ndryshimin e Sistemit.


Më shumë nga rubrika

Hristo Aleksiev

Bullgaria mori kryesimin e TRACECA

Ministri i Transportit Hristo Aleksiev pranoi në emër të Bullgarisë mandatin e presidencës së nismës TRACECA për zhvillimin e korridorit ndërkombëtar të transportit Evropë - Kaukaz - Azi. “Prioritetet tona kryesore janë heqja e barrierave..

botuar më 21-10-21 2.02.MD
Stojço Kacarov

Premtojnë teste falas për punëtorët në objektet e mbyllura

Vlefshmëria e certifikatës për të prekurit nga Covid-19 po zgjatet nga 6 në 12 muaj brenda vendit, njoftoi në një konferencë për shtypin Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov. Dokumenti i vaksinimit pas dozës së parë do të jetë gjithashtu i..

botuar më 21-10-21 1.02.MD

Era e fortë vonon shkarkimin e anijes “Vera Su”

Kushtet meteorologjike në rajonin e zonës së mbrojtur “Jajllata” janë përkeqësuar nga një erë e fortë jugperëndimore. Kjo vonon fillimin e transferimit të ngarkesës së rrezikshme nga anija e mbytur “Vera Su”. Ureja tashmë është lëngëzuar në..

botuar më 21-10-21 12.37.MD