Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pllamen Nikollov është kandidati për kryeministër i ITN

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev dorëzoi një mandat për të formuar një qeveri partisë më të madhe parlamentare “Ka një popull të tillë” - ITN. Kandidati për kryeministër i partisë është doktori i filozofisë së drejtësisë, politikës dhe ekonomisë Pllamen Nikollov - sipërmarrës dhe deputet në Legjislaturën e 46-të Kuvendit Popullor. Ai ishte gjithashtu deputet në Legjislaturën e 45 të Kuvendit Popullor.

Nikollov lindi në 1977. Ai studioi në Austri dhe SHBA. Ai ka mbi 15 vjet përvojë në zhvillimin e biznesit dhe menaxhimin e projekteve. Ai drejtoi zyrën e një kompanie amerikane për Evropën, Azinë dhe Afrikën. Ai ka punuar me kompani të mëdha si “Amazon”, “Intersport”, EMAG, komitete kombëtare olimpike dhe të tjerë.

Ai e di anglishten, gjermanishten dhe rusishten.

Nominimi i Pllamen Nikololv nuk dihej deri në momentin e fundit.

Pas ceremonisë së përurimit, kandidati i ITN Pllamen Nikollov shpalli prioritetet e tij dhe të partisë së tij: “Plani i rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë; kriza e ardhshme Covid; pensionet - ne duam të rillogarisim gjithçka ashtu siç duhet; ne gjithashtu kemi angazhime ndaj votuesve tanë për sistemin zgjedhor, për votën mazhoritar dhe reformën gjyqësore.”

Partia ITN do të ketë shtatë ditë për të formuar një kabinet. Në rast se ata nuk marrin mbështetje nga partitë e tjera, mandati do t’i dorëzohet grupit të dytë më të madh parlamentar.

Me të mbërritur, përfaqësuesit e ITN u pritën përpara ndërtesës së Presidencës nga një protestë e Lëvizjes Popullore për Ndryshimin e Sistemit.


Më shumë nga rubrika

Interes i rritur për certifikatat e gjelbra evropiane

Pas hyrjes në fuqi të kërkesës për paraqitjen e “ certifikatave të gjelbra ” për të hyrë në një numër objektesh në të mbyllur, shihet një interes i shtuar për pikat e testimit dhe vaksinimit në Bullgari. Më shumë se 1 milion certifikata të..

botuar më 21-10-21 10.26.PD

Ulje minimale në numrin dhe përqindjen e infeksioneve të reja Covid

4522 persona u infektuan rishtazi me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 18 për qind e 25 040 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. 85.60 për qind e pacientëve të sapo diagnostikuar nuk janë vaksinuar. Krahasuar me..

botuar më 21-10-21 9.04.PD

Kërkesa për një certifikatë të gjelbër është në fuqi që nga 21 tetori

Urdhri i Ministrit të Shëndetësisë Stojço Kacarov hyri në fuqi në orën 00.00 të 21 tetorit. Sipas tij vendoset një kërkesë për një “certifikatë të gjelbër” për Covid-19. Certifikata do të jetë e nevojshme për të hyrë në dyqane të mëdha tregtare..

botuar më 21-10-21 5.05.PD