Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pllamen Nikollov është kandidati për kryeministër i ITN

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev dorëzoi një mandat për të formuar një qeveri partisë më të madhe parlamentare “Ka një popull të tillë” - ITN. Kandidati për kryeministër i partisë është doktori i filozofisë së drejtësisë, politikës dhe ekonomisë Pllamen Nikollov - sipërmarrës dhe deputet në Legjislaturën e 46-të Kuvendit Popullor. Ai ishte gjithashtu deputet në Legjislaturën e 45 të Kuvendit Popullor.

Nikollov lindi në 1977. Ai studioi në Austri dhe SHBA. Ai ka mbi 15 vjet përvojë në zhvillimin e biznesit dhe menaxhimin e projekteve. Ai drejtoi zyrën e një kompanie amerikane për Evropën, Azinë dhe Afrikën. Ai ka punuar me kompani të mëdha si “Amazon”, “Intersport”, EMAG, komitete kombëtare olimpike dhe të tjerë.

Ai e di anglishten, gjermanishten dhe rusishten.

Nominimi i Pllamen Nikololv nuk dihej deri në momentin e fundit.

Pas ceremonisë së përurimit, kandidati i ITN Pllamen Nikollov shpalli prioritetet e tij dhe të partisë së tij: “Plani i rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë; kriza e ardhshme Covid; pensionet - ne duam të rillogarisim gjithçka ashtu siç duhet; ne gjithashtu kemi angazhime ndaj votuesve tanë për sistemin zgjedhor, për votën mazhoritar dhe reformën gjyqësore.”

Partia ITN do të ketë shtatë ditë për të formuar një kabinet. Në rast se ata nuk marrin mbështetje nga partitë e tjera, mandati do t’i dorëzohet grupit të dytë më të madh parlamentar.

Me të mbërritur, përfaqësuesit e ITN u pritën përpara ndërtesës së Presidencës nga një protestë e Lëvizjes Popullore për Ndryshimin e Sistemit.


Më shumë nga rubrika

Drejtori i ri i BNR-së Milen Mitev

Milen Mitev është drejtori i ri i Radios Kombëtare Bullgare

Milen Mitev u zgjodh në krye të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ nga Këshilli për Mediat Elektronike me 4 vota. Milen Mitev, i cili drejtonte përkohësisht BNR-në pas dorëheqjes së Andon Balltakovit , u zgjodh në konkurrencë me Mitko..

rinovuar më 21-10-27 12.58.MD
Gëllëb Donev

Punëdhënësit nuk mund të detyrojë punonjësit të vaksinohen

Certifikata e gjelbër nuk shkel të drejtat e punës të njerëzve, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ zëvendëskryeministri në detyrë dhe ministër i çështjeve sociale Gëlëb Donev. Ai theksoi se vendosja e kufizimeve në kushtet e pandemisë..

botuar më 21-10-27 11.01.PD

Afro 7000 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

6816 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit pas 50 356 testeve të kryera. 13.5% e mostrave janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. 87.5% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. Numri i të infektuarve rishtazi është..

botuar më 21-10-27 8.46.PD