Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 1 milion janë të imunizuarit kundër Covid-19 në Bullgari

Foto: BGNES

94 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 1.4% e 6691 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Të dhënat nga dita e fundit e javës nuk janë plotësisht përfaqësuese për ndjekjen e zhvillimit të pandemisë. Pacientët aktivë të regjistruar janë 8379. 810 pacientë janë shtruar në spital. 81 të infektuar trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Dy persona me Covid-19 të vendosur vdiqën në 24 orët e fundit. 9 persona u raportuan të shëruar. Të dielën u dhanë 2171 vaksina. Dozat totale të vendosura tashmë janë 2 030 301. 1 001 143 bullgarë kanë mbaruar ciklin e plotë të imunizimin – një dozë e preparatit “Janssen” dhe dy doza të tre vaksinave të tjera të miratuara në BE.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisionerja e BE-së Johansson kontrolloi regjimin e Shengenit në Aeroportin e Sofjes

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson vizitoi pikën kufitare të Aeroportit të Sofjes. Ministri në detyrë Kalin Stojanov i tregoi Johanssonit organizimin e ri të punës pas hyrjes ajrore të Bullgarisë në Shengen. U theksua se gjëja..

botuar më 24-04-19 3.36.MD
Dimitër Gllavçev

Bullgaria është e gatshme të reagojë në rast të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme

Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dhe qeveria janë në koordinim të vazhdueshëm me departamentet përkatëse dhe shërbimet e sigurisë dhe po e monitorojnë situatën. Ka gatishmëri për evakuimin e shtetasve..

botuar më 24-04-19 10.01.PD

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD