Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB do të votojë kundër qeverisë së ITN

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Këshilli Kombëtar i GERB vendosi që deputetët e tyre të qëndrojnë në sallën plenare dhe të votojnë kundër qeverisë së propozuar nga partia “Ka një popull të tillë” – ITN. Këtë e deklaroi në një konferencë për shtypin udhëheqësi i GERB Bojko Borisov.

“GERB-SDS duhet të qëndrojnë sa më larg që të jetë e mundur nga ato parti urrejtjeje që nuk respektojnë vullnetin e njerëzve dhe nuk i trajtojnë ata me respekt”, tha Borisov, duke kujtuar se ITN është me vetëm 0.5 për qind më shumë vota nga GERB në zgjedhjet e 11 korrikut. Partia e Sllavi Trifonov fitoi votën falë votave nga jashtë dhe votimit të detyrueshëm me makinë të imponuar nga Presidenti Rumen Radev, shtoi Borisov. Politikani theksoi se vendi është në kaos dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja do të jetë e papërgjegjshme.


Më shumë nga rubrika

Bullgaria është për një bashkëpunimit më të ngushtë midis NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor

Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për NATO-n. Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev në takimin e përbashkët të ministrave të jashtëm të NATO-s me partnerët Gjeorgjinë dhe Ukrainën në kryeqytetin e Letonisë. Ai..

botuar më 21-12-01 5.30.MD

Injeksion financiar për bizneset dhe punëtorët e vijës së parë

Qeveria e përkohshme i ka dhënë Ministrisë së Shëndetësisë 61 milionë leva shtesë (31 milionë euro) për të vazhduar pagesën e bonuseve prej 1000 leva (511 euro) për personelin mjekësor dhe jomjekësor në vijën e parë të luftës kundër Covid-19...

botuar më 21-12-01 4.02.MD

Nuk do të kërkohet test PCR nga ata që hyjnë në Bullgari me një certifikatë jeshile

Nga 1 dhjetori janë në fuqi rregulla të reja për hyrjen në Bullgari . Tashmë nuk do të kërkohet test PCR për turistët që vijnë nga “zona e kuqe”, por kanë certifikatë jeshile. Nuk do të kërkohet test PCR edhe nga shtetasit e vendeve me një..

rinovuar më 21-12-01 3.23.MD
Подкасти от БНР