Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB do të votojë kundër qeverisë së ITN

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Këshilli Kombëtar i GERB vendosi që deputetët e tyre të qëndrojnë në sallën plenare dhe të votojnë kundër qeverisë së propozuar nga partia “Ka një popull të tillë” – ITN. Këtë e deklaroi në një konferencë për shtypin udhëheqësi i GERB Bojko Borisov.

“GERB-SDS duhet të qëndrojnë sa më larg që të jetë e mundur nga ato parti urrejtjeje që nuk respektojnë vullnetin e njerëzve dhe nuk i trajtojnë ata me respekt”, tha Borisov, duke kujtuar se ITN është me vetëm 0.5 për qind më shumë vota nga GERB në zgjedhjet e 11 korrikut. Partia e Sllavi Trifonov fitoi votën falë votave nga jashtë dhe votimit të detyrueshëm me makinë të imponuar nga Presidenti Rumen Radev, shtoi Borisov. Politikani theksoi se vendi është në kaos dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja do të jetë e papërgjegjshme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në përgatitjen e qëndrimit të BE-së për sulmin iranian ndaj Izraelit

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Bullgarisë, tha për bTV ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Bullgaria nuk e ndryshon gatishmërinë e saj luftarake. Izraeli nuk do të përgjigjet kaq drejtpërdrejt, ka metoda të tjera..

botuar më 24-04-15 9.07.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 14°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore do të mbajë vranësira. Do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe vende-vende me shtrëngata...

botuar më 24-04-12 7.40.MD

PP-DB: Shkarkojnë nga detyrat të gjithë ata që nuk gëzojnë besimin e Deljan Peevskit

Bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) Hristo Ivanov komentoi para gazetarëve në Kuvend Popullor lirimin e nënkryetarit të Agjencisë Shtetërore  të Sigurisë Kombëtare (DANS) Petër Petrov (PP-DB). Sipas tij,..

botuar më 24-04-12 5.11.MD