Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të kalojmë në një javë pune katër-ditore jo më herët se pas 5 vjetësh

Punëdhënësit mbeten të rezervuar ndaj idesë për më pak ditë për punë

Foto: arkiv

A është e mundur të arrihet një ekuilibër midis punësimit dhe jetës personale? Del se, po, nëse kalojmë më pak kohë në zyrë, por bëjmë të njëjtën sasi pune për të njëjtën pagë. Rezultatet tani për tani tingëllojnë në mënyrë inkurajuese -një stres i pakësuar dhe një prodhueshmëri të shtuar të punës.

Gjithnjë e më shumë kompani nëpër të gjithë botën po eksperimentojnë me aplikimin e javës së punës katër ditore. Por, këto janë vetëm hapat e parë dhe është shumë larg momenti, në të cilin mund të kthehet ne një masë kudondodhur.

“Nëse kthemi në kohë, do të shikojmë se vetëm përpara një shekulli kemi folur për një shpim nga një javë shtatë ditore drejt një jave gjashtë ditore - thotë Ivan Nejkov, ish ministër social dhe drejtor i Institutit Ballkanik mbi Punën dhe Politikën Sociale. Duhej të kalojnë akoma 50-60 vjet, që të kalojmë nga një javë gjashtë ditore pune në një javë pesë ditore pune. Dhe mbase po afrohet momenti, nëse kanë kaluar 50-60 vjetët e detyrueshme, në të cilat të fillojmë seriozisht të gjykojmë për javën katër ditore të punës. Por, tani për tani kjo është më tepër një ekzotikë”.

Ivan Nejkov

Mes anëve pozitive të kësaj ideje janë fundjava treditore, shpenzimet e reduktuara të përgjithshme në zyrë si dhe shpenzimet për transportin publik, kafet dhe dreka, më pak raporte mjekësore për llogari të punëdhënësit. Por, para së gjithësh - mobilizimi i nëpunësve të japin më të mirën nga vetja e vet.  

“Rezultatet janë inkurajuese - pohon Ivan Nejkov. Pjesa më e madhe e firmave të cilat eksperimentojnë në këtë drejtim pohojnë se, nëpunësit janë shumë të motivuar dhe arrijnë rezultate të mira. Nga ana tjetër, tregu nuk reagon pozitivisht, kur subjekti i veprimtarisë së kompanisë është ofrimi i shërbimeve, dhe deklaron se për këto shërbime i janë të domosdoshme 5 ditë në javë dhe jo katër ditë në javë.”

Sipas ekspertit një javë pune katër ditore është e zbatueshme në sektorë të caktuar - për shembull kompanitë e konsultimeve dhe softuerëve, me kushtin e detyrueshëm që prodhueshmëria e punës të rritet me minimum 20%. Por si çdo gjë dhe ajo ka anët e veta negative.

“Ideja tingëllon shumë tërheqëse, vetëm se në mendjen e pjesës më të madhe të punonjësve qëndron ideja se do të marrin të njëjtën rrogë si për 5 ditë - shton Ivan Nejkov. Por, kjo nuk është e detyrueshme - është e mundur që ajo të pakësohet. Është e mundur po kështu që java e punës katër ditore të nënkuptojë heqjen dorë nga dita e punës tetë-orësh dhe zgjatjen e saj. Por, në të gjitha mënyrat gjatë javës së punës katër ditore njerëzit do të bëjnë një punë më intensive. Përveç kësaj nuk llogaritet fakti se, shpenzimet jetike të punonjësve do të shtohen dhe ngrohja do të punojë në maksimum akoma një ditë më shumë.”

Në ndryshim nga kompanitë e huaja, të cilat aplikojnë modele të ndryshme hibride të punës, firmat bullgare mbeten të rezervuara ndaj idesë  për një javë pune katër ditore. Ivan Nejkov  supozon se, dhe tek ne herët ose vonë do të paraqiten punëdhënës të cilët shikojnë më shumë përparësi në qëndrimin e reduktuar në zyrë. Aq më tepër se legjislacioni ynë dhe tani është i përshtatur me regjimin e zhdërvjellë të punës.

“Konkluzioni i parë është se akoma nuk mund të flitet për një praktikë në masë për kalimin në një javë katër ditore pune - shton specialisti. Kurse i dyti është se, janë të domosdoshme më shumë eksperimente pilote, që të mund të bëhet një analizë.”

Sipas Ivan Nejkovit, java katër ditore pune tek ne do të bëhet fakt më të paktën pas 5 vjetëve. “Është shumë herët që ta shikojmë këtë si një organizim real masiv të kohës së punës”, kolaudon eksperti.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

2.5 milionë leva për restaurimin e Monumentit të Ushtrisë Sovjetike

Guvernatorja rajonale e Sofjes, Vjara Todeva, kërkoi 2.5 milionë leva për restaurimin dhe konservimin e figurave dhe basorelieveve të çmontuara nga Monumenti i Ushtrisë Sovjetike, njoftoi administrata rajonale. Në letrën e saj drejtuar kryeministrit..

botuar më 24-04-11 9.18.PD
Ursula von der Leyen

A është i sigurt mandati i dytë i Ursula von der Leyen?

Ligjet më ambicioze për ruajtjen e natyrës, programi i furnizimeve të vaksinave kundër Covid-19, mbështetja e fortë për Ukrainën dhe toni i ashpër ndaj Kinës. Kështu me disa fjalë mund të karakterizohet mandati i parë i Ursula von der Leyen në krye të..

botuar më 24-04-10 1.35.MD
Doc. Aleksej Pamporov

“Lidhja e Zërave. Diaspora” paraqet rrëfimet e 82 bullgarëve jashtë vendit

Platforma online për të drejtat e njeriut “Margjinali”, me mbështetjen e Fondacionit “Tomsën”, përgatiti projektin “Lidhja e Zërave. Diaspora”, duke paraqitur 82 histori dokumentare të njerëzve nga diaspora bullgare në BE, SHBA dhe Kanada. Projekti..

botuar më 24-04-10 10.15.PD