Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pse fluksi i bullgarëve nuk mund të kompensojë rënien e të huajve në Sllënçev Brjag

Foto: sunnybeach.com

Në kulmin e verës plazhet në bregdetin tonë jugor të Detit të Zi janë të përmbushura plotë e përplot. Kudo dëgjohet gjuha bullgare. U rrit numri i sinjaleve për mosrespektimin e rekomandimeve për një distancë në kushtet e pandemisë  për shkak të grumbullimit të njerëzve. Në disa vende  madje u arrit deri në debate për çadra dhe shezlongje pa pagesë. Bullgari sivjet zgjodhi që të pushojë si masë në vend. Gjatë fundjavave dhe në Sllënçev Brjag është plotë me turistë.

Shumë nga destinacionet u mbyllën - në Spanjë, Malta, Qipro dhe kjo i ridrejton turistët drejt Bullgarisë mendon Pllamen Kopçev, kryetar i Këshillit Drejtues të Bashkimit të  Pronarëve në vendpushimin Sllënçev Brjag. Sipas tij, për shkak të kufizimeve për udhëtim gjatë verës së kaluar, bashkatdhetarët tanë kanë ri zbuluar bregdetin tonë të Detit të Zi dhe kanë mbetur kaq të kënaqur, saqë tani po kthehen përsëri, sjellin dhe miq e shokë me vete dhe pushojnë në një qetësi.

Që nga data 23 korrik  sezoni në Sllënçev brjag ka hyrë në kulmin e vet. Pak mbi 50% prej hoteleve në vendpushimin tonë më të madh detar janë të hapura dhe punojnë me një shpejtësi të plotë. Sipas Kopçevit vera 2021 vizatohet si më e mira nga e kaluara. Krahas me bullgarët, të cilët dominojnë ka dhe miq nga Rumania, Polonia, Hungaria, pak gjermanë dhe turistë nga Holanda dhe Danimarka. Pavarësisht nga kjo nga dega nuk janë optimistë dhe pohojnë se fluksi turistik në fjalë  është i përkohshëm dhe shumë afatshkurtër. Stina sivjet ka filluar vonë dhe do të përfundojë shumë herët. “Ne për një muaj e gjysmë nuk mund të kompensojmë humbjet për tërë vitin. Shumë nga kolegët tanë kemi kredi ndaj bankave. Ne paguajmë principalin, interesin ... "-pohon Kopçev. Ekziston dhe një problem tjetër:

Sllënçev Brjag është projektuar për turizëm charter. Aktualisht vendpushimi është i përmbushur me automobila. Thjesht nuk kemi mjaft hapësira parkimi të dizajnuara. Kurse pjesa më e madhe e klientëve tanë mbërrijnë këtu me automobilat e tyre personale - këta janë turistë individualë, të cilët bëjnë rezervime përmes internetit. Përpara pandemisë në Aeroportin “Sarafovo” në qytetin Burgas uleshin nga 150 fluturime charter në javë me grupe të organizuara. Tani nëse ulen nga 10-12 është mirë. Pa një program charter Sllënçev Brjag nuk ka të ardhme”- është kategorik Pllamen Kopçev  përpara Radio Bullgarisë.

Mungesa e grupeve të organizuara nga Britania e Madhe dhe nga tregjet e tjera të jashtme tradicionale është e ndjeshme gjatë kësaj vere. Ajo ndikon dhe mbi biznesin e dëfrimit në kompleks - pijetore, restorante, lokale dëfrimi. Dhe akoma - në ngjashmëri të vendeve të tjera dhe këtu ka një mangësi serioze të personelit, problemi u bë edhe më i madh reth pasigurisë dhe forcimit të masave kundra Covid-19.

“Prej disa vjetëve problemi me kuadrot në sektor është i madh, por aktualisht dhe për shkak të Covidit, pas paralajmërimeve të shumta se do të ketë dhe një bllokim të katërt, këto kuadro tanimë kërkojnë punë në industri të tjera dhe refuzojnë të punojnë në sektorin e turizmit. Njerëzit kanë familje dhe kanë nevojë për një siguri dhe parashikueshmëri” - pohon Kopçev.

Ai si dhe kolegët e tij shpresojnë që deri në fund të stinës së verës të mos të ketë një bllokim të radhës, që të mundet deri diku të kompensojnë humbjet. “Shpresoj që të na lënë të kemi një qetësi, që të mund të punojmë,  gjë tjetër ne nuk duam!” - tha si përfundim Pllamen Kopçev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: sunnybeach.com, BGNES, Facebook /Visit Sunny Beach




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vendpushimet tona janë në dhjetëshen e parë të turistëve gjermanë

Bullgaria është në vendin e 8-të në regjistrimet e hershme për pushimet verore të gjermanëve në vitin 2024. Pas pandemisë së koronavirusit, pati një ulje të numrit të turistëve gjermanë në pushimoret tona. Tani, megjithatë, gjermanët kanë filluar të..

botuar më 24-03-17 7.05.PD
Skulptura shkëmbore „Koka“ në shenjtëroren trake Gradishteto

Fytyra njerëzore, breshka shkëmbi, altarë dhe vrima për zvarritje – rajoni "Gradishteto" ruan sekrete mijëravjeçare

Zona “Gradishteto” në Rodopet Perëndimore është e mbushur me silueta shkëmbore kafshësh, formimi i të cilave u përsos nga dora e njeriut afro 7 mijë vjet më parë. Në ditët e sotme këto skulptura misterioze janë të aksesueshme falë një rruge..

botuar më 24-03-10 10.35.PD

Vendet historike për t'u vizituar në Festën Kombëtare të Bullgarisë

Mbi 6000 bullgarë do të ngjiten në majën Shipka më 3 Mars për të nderuar ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Bullgarisë. 25 mijë bashkatdhetarë të tjerë do të shfrytëzojnë pushimet rreth Festës Kombëtare - 3 Marsit për të vizituar..

botuar më 24-03-02 11.35.PD