Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Autoritetet shëndetësore na këshillojnë të përmbahemi nga udhëtimet në Qipro, Greqi dhe Turqi

Foto: BNR

Ministria e Shëndetësisë rekomandon që qytetarët bullgarë të përmbahen nga udhëtimet në Qipro, Greqi dhe Turqi për shkak të niveleve të larta të koronavirusit në dy javët e fundit në këto vende. Agjencia gjithashtu bëri thirrje për respektimin e masave anti-epidemike dhe vuri në dukje se sezoni i verës është jashtëzakonisht i përshtatshëm për vaksinimin kundër Covid-19. Vendi ynë është ende në zonën e gjelbër për përhapjen e infeksionit.