Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BSP do të propozojë qeverinë teknike, në rast se merr mandat për formimin e kabinetit të ri

Foto: BGNES

Në qoftë se "Ka një popull të tillë" (ITN) nuk arrin të formojë një qeveri dhe presidenti i jep një mandat BSP -së, e majta do të propozojë që të vazhdohet qeverisja e kabinetit teknik. Kjo u tha nga udhëheqësja e BSP Kornelija Ninova pas takimit të Këshillit Kombëtar.

Organi i partisë ka vendosur të vazhdojë bisedimet me partinë fituese për formimin e një kabineti. Ende nuk ka një mendim të qartë nëse BSP do të mbështesë projektin për qeverisjen e partisë së Sllavi Trifonov, njoftoi Kornelija Ninova. Ajo argumentoi qëndrimin e së majtës me tezën se shumë prej politikave të përcaktuara në deklaratën e sotme të ITN nuk janë të kënaqshme.