Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rrezik ekstrem i zjarreve të paktën deri më 15 gusht

Foto: arkiv

Më 5 gusht u shpall ditë zie në bashkitë Petriç, Sandanski dhe Kresna në kujtim të dy pylltarëve që vdiqën duke shuar zjarrin pranë fshatit Petrovos së bashkisë së Sandanskit. Pas përshkallëzimit të zjarreve në vend, qeveria urdhëroi ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve për pastrimin e tokës bujqësore. Ushtria po merr pjesë në shuarjen e zjarreve me njerëz dhe pajisje në territore të ndryshme të vendit. Gjëja më e rëndësishme është të shpëtosh jetën e njerëzve, tha kryeministri në detyrë Stefan Janev. Parashikimet satelitore tregojnë se Bullgaria Qendrore dhe Jugperëndimore do të mbetet në rrezik ekstrem të zjarrit deri më 15 gusht. Pjesa tjetër e vendit është në zonën e rrezikut më të ulët me ngjyrë portokalli, tha Kryekomisari Nikollaj Nikollov. Që nga 4 gushti, zjarrfikësit bullgarë janë përfshirë me 5 makina në shuarjen e zjarreve pranë qytetit të Pehçevos në Maqedoninë Veriore.

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është gati të dalë nga zona e kuqe e errët e Covid-19

Po përmirësohet situata epidemike në vend sipas të gjithë treguesve – të të sapo infektuarve, të të shtruarve në spitale dhe të vdekshmërisë. Bullgaria është gati të dalë nga zona e kuqe e errët e sëmundshmërisë së Covid-19. Këtë e tregojnë të..

botuar më 21-11-26 5.03.MD

Koalicioni SDS-GERB është në pikëpyetje pas rezultateve të zgjedhjeve

SDS të largohet nga koalicioni me GERB dhe udhëheqja e të japë dorëheqjen. Këtë propozim e paraqiti Donço Zllatev, anëtar i Këshillit Ekzekutiv Kombëtar të SDS-së. Sipas tij, fakti që partia do të ketë vetëm një përfaqësues në Legjislaturën e..

botuar më 21-11-26 4.06.MD

Kërkesa për test PCR të të vaksinuarve shqetëson biznesin

Hotelierët dhe pronarët e restoranteve nga Sandanski,Bullgari Jugperëndimore, do të protestojnë nëse nuk anulohet vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për testin e detyrueshëm PCR për hyrjen në Bullgari nga Greqia. Shoqata lokale e biznesit të..

botuar më 21-11-26 3.10.MD