Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rrezik ekstrem i zjarreve të paktën deri më 15 gusht

Foto: arkiv

Më 5 gusht u shpall ditë zie në bashkitë Petriç, Sandanski dhe Kresna në kujtim të dy pylltarëve që vdiqën duke shuar zjarrin pranë fshatit Petrovos së bashkisë së Sandanskit. Pas përshkallëzimit të zjarreve në vend, qeveria urdhëroi ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve për pastrimin e tokës bujqësore. Ushtria po merr pjesë në shuarjen e zjarreve me njerëz dhe pajisje në territore të ndryshme të vendit. Gjëja më e rëndësishme është të shpëtosh jetën e njerëzve, tha kryeministri në detyrë Stefan Janev. Parashikimet satelitore tregojnë se Bullgaria Qendrore dhe Jugperëndimore do të mbetet në rrezik ekstrem të zjarrit deri më 15 gusht. Pjesa tjetër e vendit është në zonën e rrezikut më të ulët me ngjyrë portokalli, tha Kryekomisari Nikollaj Nikollov. Që nga 4 gushti, zjarrfikësit bullgarë janë përfshirë me 5 makina në shuarjen e zjarreve pranë qytetit të Pehçevos në Maqedoninë Veriore.

Më shumë nga rubrika

Vazhdojnë konsultimet te presidenti për formimin e qeverisë

Presidenti Rumen Radeve vazhdon konsultimet politike me grupet parlamentare në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor përpara se të dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë. Më 7 dhjetor, të parët që biseduan me Radevin ishin..

rinovuar më 21-12-07 4.00.MD

Po zhvillojnë një aplikacion celular për bullgarët jashtë vendit

Ministria e Punëve të Jashtme në 21 muajt e ardhshëm do të nis nga puna për të krijuar një aplikacion celular për të ndihmuar bullgarët jashtë vendit. Ai do të sigurojë informacion në kohë reale për rreziqet gjatë udhëtonit jashtë vendit dhe do të..

botuar më 21-12-07 12.43.MD

Të sëmurët e regjistruar me Covid ranë nën 100 000

2426 janë rastet e reja të koronavirusit në 24 orët e fundit. Mbi 81 për qind prej tyre nuk janë të vaksinuar. 7 për qind nga 35 004 testet e kryera janë pozitive, tregon portali coronavirus.bg. Numri i pacientëve të regjistruar aktiv është 99..

botuar më 21-12-07 9.59.PD
Подкасти от БНР