Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rrezik ekstrem i zjarreve të paktën deri më 15 gusht

Foto: arkiv

Më 5 gusht u shpall ditë zie në bashkitë Petriç, Sandanski dhe Kresna në kujtim të dy pylltarëve që vdiqën duke shuar zjarrin pranë fshatit Petrovos së bashkisë së Sandanskit. Pas përshkallëzimit të zjarreve në vend, qeveria urdhëroi ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve për pastrimin e tokës bujqësore. Ushtria po merr pjesë në shuarjen e zjarreve me njerëz dhe pajisje në territore të ndryshme të vendit. Gjëja më e rëndësishme është të shpëtosh jetën e njerëzve, tha kryeministri në detyrë Stefan Janev. Parashikimet satelitore tregojnë se Bullgaria Qendrore dhe Jugperëndimore do të mbetet në rrezik ekstrem të zjarrit deri më 15 gusht. Pjesa tjetër e vendit është në zonën e rrezikut më të ulët me ngjyrë portokalli, tha Kryekomisari Nikollaj Nikollov. Që nga 4 gushti, zjarrfikësit bullgarë janë përfshirë me 5 makina në shuarjen e zjarreve pranë qytetit të Pehçevos në Maqedoninë Veriore.

Më shumë nga rubrika

Gjyqtarët në Bullgari duan reformë gjyqësore

Sipas një sondazhi, 90 për qind e gjyqtarëve duan ndryshim dhe vetëm 9 për qind e përkrahin ruajtjen e strukturës aktuale të Këshillit të Lartë Gjyqësor, raportoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Këtë e tregojnë rezultatet e një ankete mes..

botuar më 22-01-17 12.22.MD

Kryeministri Kirill Petkov e uroi homologun e tij maqedonas Dimitër Kovaçevski për marrjen e detyrës

Kryeministri Kirill Petkov e përshëndeti Dimitër Kovaçevskin për inaugurimin e tij si Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i uroi suksese qeverisë së re në Shkup. Në profilin e qeverisë në Facebook, Petkov ka shkruar se pret që të..

botuar më 22-01-17 11.04.PD

Reforma e planifikuar në strukturat e policisë është një çështje shqetësuese për forcat e rendit

Sindikata më e madhe e policisë, Sindikata Federale e Nëpunësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (SFSMVR), shprehu shqetësim për reformën e planifikuar në strukturën e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Kjo duket qartë nga qëndrimi..

botuar më 22-01-17 10.26.PD
Подкасти от БНР