Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të vaksinuarit apo të shëruarit – kush ka imunitet më të fortë?

Foto: BGNES

Është vështirë të gjeni punonjës mjekësorë, të cilët janë kundër vaksinimit. Megjithatë, kur vaksinimi "me çdo kusht" është në kundërshtim me rregullin bazë "mbi të gjitha nuk dëmton", situata ndryshon. Për momentin, bota po flet përsëri për një valë të re të Covid-19 që po vjen, duke kujtuar episodet apokaliptike të vitit të kaluar, ndërsa informacioni që na vjen është kontradiktor dhe shpesh është i lidhur me interesat financiare. Ky është dhe shkaku që përpjekjet për të futur imunizimin e detyrueshëm të kundërshtohen ashpër në Evropë. Shtrohet gjithashtu pyetja - a është e nevojshme të stimulohet artificialisht imuniteti tek pacientët dhe a është kjo e padëmshme? Ne i kërkuam përgjigjet në repartin Covid të spitali të urgjencës "Pirogov" në Sofje, ku ishte takimi i parë i mjekëve me virusin.

"Kalimi i një infeksioni, në rastin konkret koronavirusi, është një lloj vaksine të marrë në mënyrë të natyrshme - tha doc. Petër Atanasov, kreu i Klinikës së Mjekimit të Sëmundjeve të Brendshme.

Një pjesë e madhe e viruseve gjenerojnë imunitet të qëndrueshëm dhe ndonjëherë të përjetshëm - të ashtuquajturat “vaksina natyrale”. Një fëmijë që e ka kaluar varicelën ka 99% imunitet efektiv dhe nuk ka kuptim për të vaksinuar. Futja artificiale e një antigjeni shtesë mund të çojë në një reagim hiperimun, autoimun, në një sëmundje që kërcënon jo vetëm shëndetin e njeriut, por madje jetën e tij. Kjo është arsyeja se pse duhet të jemi shumë të vëmendshëm."

Tek 99% e pacientëve të spitalit "Pirogov" që kanë pasur Covid-19 një vit më parë, vihet re një rritje e qëndrueshme e imunitetit. Tek vetëm tre persona nga 600 ka një rënie të antitrupave, por ato nuk kanë arritur nivele kritike të ulëta. Kjo njoftohet edhe në publikime të shumta të klinicistëve që kanë mjekuar ose monitoruar pacientë me këtë sëmundje.

Një njëri që ka qenë i sëmurë nga koronavirusi mbart tërë klasën e antitrupave të llojit "anti - SARS - Cov2", ndërsa vaksinat e veçanta gjenerojnë një klasë specifike të IgG - shpjegon doc. Atanasov.… Le t'i quajmë "trupa të veçanë për reagjim të shpejtë" – “nënujës”, “parashutistë”, “trupa të brendshëm”..., si të thuash.

Nuk është e vërtetuar se vaksinat aktuale shkaktojnë "prodhimin" e IgA - të ashtuquajturit "roje kufitare", të cilat parandalojnë hyrjen e virusit "pushtues" në derën e përparme (kufijtë), dmth. mukozën - sytë, nazofaringën, zorrët dhe e parandalojnë përhapjen e tij në gjak. Ai që ka hasur virusin ka një ushtri shumë më të përgatitur dhe efektive (dmth. tërë ushtrinë) se sa çdo i vaksinuar, i cili pas një periudhe të veçantë duhet të imunizohet përsëri dhe këtë e tregon praktika. Unë nuk mund të shpjegoj se pse krijohet kjo psikozë - "vaksinimi me çdo kusht". Të mos flasim për vaksinimin me dy vaksina të ndryshme – atë të vektorit dhe atë ARN. Kjo nuk i përgjigjet logjikës dhe është një diskriminim absolut ndaj atyre, të cilët tashmë e kanë kaluar sëmundjen.

Në lidhje me ri-infektimin, është e nevojshme të saktësohet se sa janë pacientët në krahasim me të tjerët që tashmë e kanë kaluar sëmundjen. A ia vlen për shkak të dy ose tre përjashtimeve të vaksinohen në masë njerëzit me imunitet të qëndrueshëm? - Përgjigja e shumë mjekëve është "jo". Megjithatë certifikatat shëndetësore janë vetëm për të vaksinuarit dhe për ata që mund të provojnë se e kanë kaluar sëmundjen. Çfarë të themi për të tjerët që nuk janë të regjistruar dhe kanë antitrupa? Pikërisht në bazë të antitrupave mund të përcaktohet se kush çfarë imuniteti ka dhe nëse është i rrezikshëm për të tjerët. Pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve, certifikatat krijuan ndjenjën e rreme të paprekshmërisë - dhe numri i të infektuarve rishtas po rritet përsëri:

"Unë sinqerisht shpresoj se nuk do të ketë valë në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe se ne do të jemi në gjendje të përballojmë kulmin e ardhshëm," tha meku. Tani për tani nuk mund të mbështetem te një bazë solide të dhënash dhe të them me saktësi se sa bullgarë nuk kanë antitrupa. Përmendet një popullatë prej 2 mln vetash.Midis tyre mund të ketë një numër të madh që janë ndeshur me virusin dhe e kanë kaluar në një formë më të lehtë, ose asimptomatike, njerëz të tillë do të kenë imunitet i cili do t’i mbrojë nga infeksioni. Ne tashmë kemi dy mësime serioze dhe duhet të jemi të përgatitur.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë të shqetësuar për gjëra më të rëndësishme sesa kriza politike

Për 2/3 e bullgarëve, problemet më të rëndësishme janë "papunësia" - 39 për qind dhe kostoja e jetesës - 26 për qind, sipas një sondazhi përfaqësues të Eurobarometrit nga shkurti 2024. Për 28 për qind, kujdesi shëndetësor është shqetësimi tjetër më..

botuar më 24-03-27 12.24.MD

Instituti bullgar INSAIT është ndër institutet kryesore në botë që punojnë mbi inteligjencën artificiale

Instituti bullgar INSAIT bëri një përparim historik me 16 artikuj në konferencën CVPR - forumi më i cituar për inteligjencën artificiale dhe vizionin kompjuterik në botë. Suksesi e rendit vendin në dhjetëshen e vendeve më të mira në Evropë, njoftoi..

botuar më 24-03-26 1.36.MD

Niveli mesatar i papunësisë në Bullgari është afër 6%

Me një normë mesatare të raportuar të papunësisë prej 5,8 për qind, në qytetin e Sofjes ajo është 1,6 për qind. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, te data 31 janar 2024, papunësia është më e larta në rajonin e qytetit të Vidinit – pak nën 16..

botuar më 24-03-25 1.26.MD