Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëse është e nevojshme, Bullgaria do të kërkojë ndihmë ajrore zjarrfikëse nga nga BE-ja

Foto: arkiv

Kryeministri në detyrë Stefan Janev nuk përjashtoi mundësinë që Bullgaria të kërkojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në vend përmes mekanizmit evropian. Në Parlament Janev tha se vendi aktualisht ka një helikopter për të shuar zjarret në pyje dhe brenda dhjetë ditësh do të disponojmë akoma dy helikopterë të tjerë.

Tani për tani lufta kundër zjarreve do të jetë vetëm nga toka, dhe aviacioni do të përdoret vetëm në zonat më të rrezikuara. Për momentin nuk ka zjarre të pakontrolluara, tha drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë kundër Zjarreve, Kryekomisari Nikollaj Nikollov. "Jemi në pritje që të fryjë një erë e fortë në Bullgarinë Perëndimore, gjë që do ta komplikojë shumë situatën," shtoi Nikollov.


Më shumë nga rubrika

Desisllava Atanasova

Opozita parlamentare kërkon një standard të vetëm për "certifikatat e gjelbra"

Në seancën e parë të rregullt të Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor, koalicioni GERB-SDS kërkoi nga deputetët që të pranojnë që në godinën e parlamentit të hyhet detyrimisht me “certifikatën e gjelbër” për imunizimin ndaj Covid. Nëse propozimi..

botuar më 21-12-08 10.24.PD

Mostrat e dyshimta po analizohen për variantin Omikron të Covid

Për momentin nuk jemi të sigurt nëse Omikron ka hyrë tashmë në Bullgari. Kemi dyshime bazuar në të dhënat paraprake nga testet PCR. Këtë e tha për bTV, Doc. Ivajllo Aleksiev nga Qendra Kombëtare për Sëmundje Infektive dhe Parazitare. Mostrat e..

botuar më 21-12-08 9.28.PD

Të sapo infektuarit me Covid në ditë tejkalojnë numrin e të shëruarve

2299 janë rastet e reja me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit. 82 për qind e tyre janë të pavaksinuar. 8 për qind e 27 694 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Janë të regjistruar 99 663 pacientë aktivë...

botuar më 21-12-08 8.54.PD
Подкасти от БНР