Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet e treta të parakohshme do të përsërisin përbërjen e parlamentit të tanishëm

Të njëjtat 6 parti, të cilat janë në Legjislaturën e 46 -të të Kuvendit Popullor, do të hyjnë në Parlamentin e ardhshëm po të zhvillohen zgjedhje të reja të parakohshme, tregon një studim i Qendrës Kërkimore “Trend” të porositur nga gazeta “24 Çasa”.

Me 0.8% GERB-SDS është përpara forcës së tanishme të parë politike "Ka një popull të tillë" (ITN). Ata janë të dytët me 21.6%. Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe Bullgaria Demokratike marrin respektivisht 14.5% dhe 14.1% mbështetje. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) ka pak më shumë se 10% mbështetje, dhe "Ngrihu.BG! Ne po vijmë! ” merr 4.4%.

Sondazhi është bërë nga 23 deri më 30 korrik. Qeveria e përkohshme po rrit mbështetjen për punën e saj. Në korrik 40% e të anketuarve kanë pasur një vlerësim pozitiv të punës së saj dhe 42% një vlerësim negativ. 50% vlerësojnë pozitivisht politikën e Presidentit, ndërsa 32% nuk ​​e miratojnë.


Më shumë nga rubrika

Koalicioni SDS-GERB është në pikëpyetje pas rezultateve të zgjedhjeve

SDS të largohet nga koalicioni me GERB dhe udhëheqja e të japë dorëheqjen. Këtë propozim e paraqiti Donço Zllatev, anëtar i Këshillit Ekzekutiv Kombëtar të SDS-së. Sipas tij, fakti që partia do të ketë vetëm një përfaqësues në Legjislaturën e..

botuar më 21-11-26 4.06.MD

Kërkesa për test PCR të të vaksinuarve shqetëson biznesin

Hotelierët dhe pronarët e restoranteve nga Sandanski,Bullgari Jugperëndimore, do të protestojnë nëse nuk anulohet vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për testin e detyrueshëm PCR për hyrjen në Bullgari nga Greqia. Shoqata lokale e biznesit të..

botuar më 21-11-26 3.10.MD

Vazhdojnë hetimet për aksidentin me autobusin maqedonas në Bullgari

Një trup tjetër është gjetur gjatë kontrollit shtesë të autobusit me qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili u rrëzua në autostradën “Struma”. Kështu, numri i viktimave në aksidentin e rëndë rrugor u bë 45, siç ishte..

rinovuar më 21-11-26 1.48.MD