Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Bojaxhiev-biri: Forca e artit është të ndryshojë njerëzit drejt më së mirës

Foto: Facebook /Roumen Boyadjieff Jr

Rumen Bojaxhiev-biri është kompozitor me interesa të shumanshme krijuese. Ai ka kompozuar muzikën ndaj dhjetëra filmave të animuar, artistikë dhe dokumentarë. Mes krijimeve të tij janë koncerte dhe pijesa të koncerteve për instrumente të ndryshme dhe orkestër simfonike, muzikë dhome, opereta për fëmijët “Shitësja e vogël e shkrepëseve” si dhe një sërë titujsh nga repertori i këngëtarëve pop të njohur bullgarë. Ai ka dekorata si interpretues dhe si kompozitor, por çmimin e tij më të madh e fitoi përpara rreth një muaji në edicionin e parë të konkursit ndërkombëtar Next Generation Composers Laboratory

Kryetari i jurisë së autoritetshme ishte kompozitori amerikan i filmit Harry Gregson-Williams, kurse krijimi, i cili i solli Rumenit çmimin e parë është uvertura e operës për fëmijë “Mbretëresha e Akullt”. Krijimi do të tingëllojë për herë të parë në Moskë gjatë kësaj vjeshte, në interpretim të një orkestre elite ruse, në ceremoninë rreth dekorimit të fituesve në konkurs.

Kush është njeriu që krijoi këtë biografi mbresëlënëse hap pas hapi? Cila është ideja kryesore, e cila bashkon këtë larmi krijuese?

“Ky është një ideal, i cili sipas meje gjithnjë e më pak dhe nga pak ekziston - është përgjigja e Rumenit. Ideali të bëhet një art i vërtetë, i cili të mund të arrijë direkt deri tek publiku dhe të mbajë në vetvete një mesazh, një informacion të koduar për këtë se çfarë njerëzish duhet të jemi, cila duhet të jetë shoqëria jonë, si të mësohemi të jetojmë së bashku, të mësohemi që ta duam njëri-tjetrin. Forca e artit është pikërisht në këtë - të ndryshojë njerëzit drejt më së mirës, ti provokojë të marrin vendime të drejta. Mundohem tu flasë përmes muzikës sime, të sugjeroj që gjithçka që po ndodh në këtë moment është një absurditet i madh, se nuk është e drejtë të jetohet kështu, dhe sipas ligjeve të zotit dhe sipas ligjeve të natyrës. Duhet të kthehemi drejt vetes sonë, drejt shpirtrave tanë, sado që tingëllon si një klishe.

“Ky është një ideal, i cili sipas meje gjithnjë e më pak dhe nga pak ekziston - është përgjigja e Rumenit. Idealipër artin e vërtetë, i cili të arrijë direkt tek publiku dhe të na mësojë se çfarë njerëzish duhet të jemi. Qëllimet e mia gjithmonë do të mbeten të tilla, sado që naive të tingëllojë kjo në kohën e sotme”.

Përveç babait të tij, emrin e të cilit e mban, në familjen e Rumenit që të gjithë janë të lidhur me muzikën dhe mediat. Njëri nga gjyshërit e tij qe ndër folësit e parë në Televizionin Kombëtar Bullgar dhe në Radion Kombëtare Bullgare, kurse tjetri – një fizarmonicist i famshëm. Nëna e tij Daniella Kuzmanova është muzikologe, autore e teksteve, organizatore e ngjarjeve muzikore, kurse gjyshja e tij - një pedagoge vokale. “Që të gjithë ata janë mësuesit e mi. Në Shkollën Muzikore dhe në Akademinë Kombëtare Muzikore po kështu takova personalitete të mëdhenj” - tregon Rumeni.

“Pata kënaqësinë të jem nxënës i profesorit Dobri Paliev, themeluesi i Shkollës Bullgare të Perkusionit dhe i kompozitorit të madh bullgar profesor Aleksandër Rajçev.

Prej 20 vjetëve kam qenë baterist në Orkestrën e Teatrit Muzikor. Në mënyrë krejtësisht të vetëdijshme e zgjodha këtë vend - më pëlqejnë shumë artet muzikore-skenike, si dhe atmosfera e këtij teatri. Duke luajtur në një orkestër, unë mësoj jashtëzakonisht shumë për mundësitë e instrumenteve. Unë nuk e shikoj fokusin anash, unë jam i përfshirë në vet fokusin dhe kuptoj se çfarë  bën magjistari, që të mund të dëfrej publikun. Për mua, gjithmonë është më e rëndësishme se cila është muzika, dhe jo mënyra në të cilën punon autori, por për ata, të cilët interesohen, do të them-po, unë punoj sipas mënyrës së “modës së vjetër”-shkruaj në një fletë muzikore, kurse pas kësaj të tjerë e hedhin tekstin në kompjuter. Kështu kam një vështrim më të plotë mbi detajet e rëndësishme”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

arkiva personale e Asen Asenov

Trashëgimia e rilindasit Dr. Georgi Llazarov do të vazhdojë të bashkojë komunitetin bullgar përtej Oqeanit

Nuk janë të paktë bullgarët për të cilët ia vlen të flitet më shpesh edhe pas vdekjes së tyre, sepse lanë gjurmë në sfera të ndryshme shoqërore. Disa prej tyre e bëjnë atë në vendin tonë, të tjerët - në emigracion. Sot po flasim për kirurgun Georgi..

botuar më 23-11-17 7.30.PD
Marin Grigorov

20 ura, 3 lumenj, 47 km - një bullgar notoi rreth ishullit Manhattan të Nju Jorkut

Në ditët e para të tetorit, bullgari Marin Grigorov notoi rreth ishullit Manhattan të Nju Jorkut. Rruga ujore është e gjatë 47 km dhe njihet si “20 ura”. Ky është noti më i gjatë në botë i rregulluar njëditor në ujë të hapur. Turne të ngjashëm në..

botuar më 23-11-15 8.20.PD
Foto: arkiva personale

Të shëtisësh Detin Mesdhe në dy rrota

Njohja e botës që na rrethon, nëpërmjet kontaktit personal, është njohuria më e vlefshme dhe ndjenja më e plotë jetësore, ndërsa rruga më e shkurtër drejt tyre është udhëtimi. Për këtë është i bindur edhe Vencisllav Iliev nga Shumen. 38-vjeçari bullgar ka..

botuar më 23-11-12 7.00.PD